E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas hulumtimeve të opinionit publik, turqit në praktikë janë krejtësisht të përcaktuar rreth reformës, e cila kufizon të drejtat e ushtrisë laike tradicionale. Gjithashtu propozimi dërgoi drejt përforcimit të ndikimit të partisë udhëheqëse, që ka lëshuar rrënjë në gjyqësinë e lartë të këtij vendi.
Turqia voton sot pėr ndryshimet kushtetuese





Turqia ka hapur sot qëndrat e votimit ku 50 milionë banorë janë thirrur për të votuar në favor ose jo të ndryshimeve në kushtetutë. Ndryshimet kushtetuese, t i propozoi partia udhëheqëse e kryeministrit Erdogan.

Bëhet fjalë për 26 pika të dokumentit themeltar të shtetit turk, më të ndjeshmet mes të cilave janë ato që prekin ushtrinë dhe gjykatësit.
Nëse fiton alternativa “po”, atëherë do të ketë ndryshime në strukturën e Gjykatës Kushtetuse ku 14 nga 17 gjykatësit do emërohen nga presidenti.

Sipas hulumtimeve të opinionit publik, turqit në praktikë janë krejtësisht të përcaktuar rreth reformës, e cila kufizon të drejtat e ushtrisë laike tradicionale. Gjithashtu propozimi dërgoi drejt përforcimit të ndikimit të partisë udhëheqëse, që ka lëshuar rrënjë në gjyqësinë e lartë të këtij vendi.

Kryeministri turk, Reccep Tayip Erdogan, është duke vizituar vende të ndryshme në Turqi për të marrë përkrahjen për ndryshimet e propozuara kushtetuese. Anketat flasin se rezultati do të jetë i ngushtë përderisa humbja apo fitorja me numër të vogël votuesish do të përjetohet si goditje ndaj Erdoganit, i cili është duke dominuar në politikën turke tash e tetë vjet.

Publikuar: 12.09.2010 | 15:12
Lexuar: 263 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime