Në një bisedë telefonike, Geci i ka deklaruar Kohës Ditore se AKI-ja do të duhej të dispononte jo vetëm dosjet e shërbimeve sekrete partiake, por edhe raportet financiare të tyre.
Çështja e dosjeve të shërbimeve sekrete partiake pritet të hapet qysh në mbledhjen e parë të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shkruan sot gazeta Koha Ditore. Sipas gazetës, kryetari i këtij komisioni, Gani Geci, ka vendosur tu propozojë kolegëve të tij që bashkërisht ti rekomandojnë shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, kërkimin e materialeve që i kanë mbledhur Shërbimi Informativ i Kosovës dhe shërbimet e tjera partiake gjatë funksionimit mbi dhjetëvjeçar të tyre, konkretisht që nga paslufta e këndej.
Në një bisedë telefonike, Geci i ka deklaruar Kohës Ditore se AKI-ja do të duhej të dispononte jo vetëm dosjet e shërbimeve sekrete partiake, por edhe raportet financiare të tyre.
Nëse drejtuesit e SHIK-ut apo të ndonjë shërbimi tjetër pretendojnë se kanë funksionuar në mënyrë legale, atëherë edhe raportet e punës dhe raportet financiare të tyre do të duhej të ishin legale. Do të duhej ditur se sa punëtorë kanë pasur dhe me se i kanë paguar ata. Në të kundërtën, ata edhe vetë do ta konfirmonin se kanë vepruar në mënyrë jolegale, ka deklaruar Geci.