Fenomeni i Oklahoma Siti Thandër me 38 pikë u ka rrëmbyer me të drejtë skenën të gjithë yjeve të tjerë, duke demonstruar, se në momentet që vlejnë është i vetmi që di të tërheqë skuadrën përpara.
Një paraqitje e jashtëzakonshme dhe spektakolare e Kevin Durant e çon SHBA-në në finalen e Botërorit të Turqisë. Fenomeni i Oklahoma Siti Thandër me 38 pikë u ka rrëmbyer me të drejtë skenën të gjithë yjeve të tjerë, duke demonstruar, se në momentet që vlejnë është i vetmi që di të tërheqë skuadrën përpara.
Udhëheqës, realizues, lider, gjithçka në moshën vetëm 21-vjeçare. Nëse SHBA do të vërë në qafë medaljen e fituesit të Botërorit, duhet që të falënderoj patjetër djaloshin e artë të basketit, i cili me punën e madhe të përditshme po arrin nivelet më të larta në karrierën e tij. SHBA ka mposhtur Lituaninë pa shumë problem me rezultatin 89-74, duke u bërë finalistja e parë e botërorit. Shumë luftarake ka qenë gjysmëfinalja tjetër mes Turqisë dhe Serbisë, por janë pikërisht turqit që fitojnë në 0,5 sekondat e fundit 83-82.