E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Që prej 15 vitesh, mjeku indian Madan Lal Kataria merret me të mësuarit e artit të së qeshurës. Tani është duke përhapur në botë metodën e tij që po gjen gjithnjë e më shumë mbështetës.
Ja se si mund tė shėrohesh duke u zbavitur




Ai është njeriu që kërkon të shërojë botën përmes të qeshurave. “Të qeshësh për çdo gjë është ilaçi më i mirë”. Çdo trajnim ai e fillon dhe e mbaron me të qeshura, për të mos folur për brendinë. Po është e vërtetë se ka shëruar njerëz, edhe pse mund të duket disi e pabesueshme. Dhe për këtë mund të dëshmojnë 60 mijë veta, nga 60 vende të ndryshme të botës. Dhe është një shifër gjithnjë e në rritje. Objektivi i tij është që brenda dhjetë viteve të ardhshme të ketë 10 milionë ndjekës.

Njeriu që ka një ambicie dhe një objektiv kaq të rëndësishëm, është një mjek indian. Ai është i bindur që me një kurë, e cila konsiston në 15 minuta të qeshura në ditë, mund të kurojë çdo sëmundje, duke filluar që nga depresioni e deri te kanceri dhe sëmundje të tjera që konsiderohen të pashërueshme. Ai është krijues dhe mbështetës i së ashtuquajturës “joga e të qeshurit”, një fenomen gjithnjë e më i përhapur. Madje për këtë fenomen kanë shkruar deri më tani gazetat më të famshme të botës.

Ekspertët me të drejtë pyesin nëse këto shërime janë thjesht efekte të përkohshme apo të përhershme? Dihet tashmë se buzëqeshja të bën mirë dhe deri këtu nuk ka asgjë të re. Terapia e të qeshurës është një term që ekziston edhe në fjalorin e vitit 2002 të mjekësisë “McGraw-Hill” dhe në të ky togfjalësh shpjegohet si “mënyrë për përdorimin e të qeshurës për të luftuar dhe kuruar stresin e shkaktuar nga një humbje e rëndë”.

Mekanizmat e kësaj mrekullie qëndrojnë të fshehur te “lëshimi i endorfinës”, që është një neurotransmetues i prodhuar nga truri, që provokon eksitim dhe “favorizon oksigjenimin e gjakut, duke rritur prodhimin e hemoglobinës, pra antitrupave. Por sfida e parë që i është dashur të kalojë terapisë së të qeshurës ka qenë ajo ndaj skeptikëve të shumtë. Në fakt, që nga Aristoteli e deri te filozofët më modernë, e qeshura është konsideruar gjithmonë një mjet shumë i mirë kurimi. Po atëherë, ku qëndron problemi, apo më mirë cila është risia e mjekut indian?

Përgjigjja është shumë e thjeshtë: mjeshtri deklaron se përfitimet e humorit të mirë nuk ndodhin në rastin e së qeshurës së sforcuar. Si pasojë duhet që të provokohet, por kjo përmes artit. Për këtë mjeku flet për atë që e quan “Joga e të qeshurës”, e cila përfshin dhe teknikën e frymëmarrjes dhe meditimet tipike për jogën. Mjeku e mban ende mend ditën e “ndriçimit” të tij në pranverën e 15 viteve të shkuara. Ai ishte fëmija i 14 i familjes së një fshatari të varfër në Indi dhe ishte betuar se me diplomën e tij në mjekësi do nxirrte familjen nga vështirësitë.

Por fillimisht të gjitha përpjekjet për të vënë në jetë projektet ndryshe që kishte në lidhje me mjekësinë dhe shërimin e njerëzve nuk gjetën mbështetje. Kjo, derisa një ditë u përball me një amerikan, mjek që shkruante në një revistë mjekësore për vlerën kuruese të së qeshurës. Këtë ai e kishte provuar me veten e tij. Mjekut indian, ndërsa lexonte rreshtat e artikullit, krejt papritur i lindi një ide: nëse të qeshurit të bën kaq mirë përse të mos çelte një klub të së qeshurës? Pikërisht në këtë pikë nis një histori shumë interesante dhe e veçantë, e cila është treguar edhe në një dokumentar të posaçëm me titullin: Të qeshurit e klubit të Indisë. Ndërkaq, mjeku rrëfen se menjëherë sapo pati idenë e tij vrapoi drejt një parku dhe u përpoq të takonte njerëz dhe t’i bënte të qeshnin së bashku me të.

Në fillim ata qeshnin me të vërtetë, por me mjekun dhe idenë e tij. Më pas ai ngriti një strukturë që do ta bënte idenë e tij më “serioze” dhe të pranueshme nga ata që nuk e besonin. Ditë pas dite ideja sa po vinte dhe bëhej më e suksesshme dhe tashmë është shndërruar në një “fe” të vërtetë. Këtë e dëshmojnë njerëz të besueshëm dhe me reputacion si aktorja e Hollivudit Goldie Hawn e të tjerë. “Në vitin 2006 ndodhesha në Liban për të marrë pjesë në martesën e një mikeshës sime, kur Izraeli nisi sulmin kundër Hezbollahëve të Libanit.

Frika e bombave dhe e vdekjes shkaktoi një situatë shumë të tensionuar dhe të rëndë te të gjithë. Kur u ktheva në Shtetet e Bashkuara isha me një barrë sëmundjes, duke filluar nga astma, te depresioni dhe të gjitha ilaçet që po merrja për të kaluar këtë stres po më helmonin gjakun dhe mëlçinë. Përmes internetit zbulova për ekzistencën e mundësisë për t’u kuruar përmes së qeshurit dhe mora një biletë për në Indi; këtu filloi edhe rrugëtimi i shërimit tim dhe kthimit në situatë pozitive”, rrëfen një shkrimtare amerikane, pasi e kishte provuar këtë terapi. (shqip)

Publikuar: 12.09.2010 | 16:54
Lexuar: 513 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime