Qëllimi i konferencës është të theksohet shembulli i suksesshëm i përparimit të Maqedonisë në vendosjen e IKT-së në procesin legjislativ dhe të jepet kontributi drejt shënimit të 15 shtatorit - Dita ndërkombëtare e demokracisë.
Në organizim të Nekstens, ndërsa në bashkëpunim me qendrën për zvillim të menaxhimit elektronik nga Lubjana sot në Ohër fillon konferenca për "e-Demokraci "Ikt nxitës i demokracisë dhe transparencës".
Qëllimi i konferencës është të theksohet shembulli i suksesshëm i përparimit të Maqedonisë në vendosjen e IKT-së në procesin legjislativ dhe të jepet kontributi drejt shënimit të 15 shtatorit - Dita ndërkombëtare e demokracisë.
Konferenca e përfshin rolin e teknologjisë informatike në përforcimin e demokracisë dhe transparencës së institucioneve publike, ndërsa do të fokusohet në "Teknologjitë e ardhshme për zhvillimin e e-Demokraci", "Parlamentet në shekullin 21", "Zhvillimi i IKT-së në parlamente", "Si teknologjia informatike e ndryshon mënyrën e punës së parlamenteve", "Përputhshmëria me politikat dhe standardet në drejtim të perspektivave të BE-së", dhe "Interoperabiliteti në procesin legjislativ".
Në hapje është parashikuar të mbajë fjalim kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski, ndërsa konkludimet e mbylljes së konferencës është paralajmëruar se do t'i realizojë euroambasadori Ervan Fuere.
Është paralajmëruar prezenca e delegacioneve nga rajoni i Evropës Juglindore, Lindja e Mesme dhe Afrika.
Konferenca është nën patronazhin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me përkrahje të gazetës zyrtare të Republikës së Maqedonisë, Institutit demokratik-nacional IDN, Korporata financiare internacionale-IFC, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim-SDC, Këshilli rajonal për bashkëpunim-RCC, Mikrosoft dhe Sumantik.