E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, thekson se nogociat e reja me Serbinë vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën politike dhe do ta tkurrin sovranitetin e Kosovës.
'Vetėvendosje' kundėr rezolutės sė Serbisė dhe BE-sė





Lëvizja "Vetëvendosje" konsideron se rezoluta e përbashkët e Serbisë dhe Bashkimit Evropian për Kosovën e miratuar në Ansamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim fuqizimin e gjashtë pikëshit të Ban Ki Munit në Kosovë.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vlerëson se negociatat e reja do të kenë kuptimin e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës, çka do të thotë se Kosova ndonse e pavarur, do ta njohë Serbinë si faktor.

Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, thekson se nogociat e reja me Serbinë vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën politike dhe do ta tkurrin sovranitetin e Kosovës.

"Negociatat e reja do të kenë kuptimin e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës, çka do të thotë se Kosova ndonse e pavarur, do ta njohë Serbinë si faktor. Pika e fundit e rezolutës së AP të OKB tregon synimin e saj, pra që krerët insituconal të Kosovës të futen në negociata. Nga përvoja dihet që pasi t'i kenë futur në negociata, kollaj do të lozin me ta mandej. Kosova i ka institucionet e varura politikisht dhe juridikisht kurse politikanët i ka të varur financiarisht. Hyrja në negociata në këtë pozitë, patjetër se do të rezultojë me koncesione e kompromise të reja", tha Albin Kurti, lider i "Vetëvendosjes".

Përfaqësuesit e "Vetëvendosjes" konsiderojnë se për situatën e krijuar politike, fajtorë janë Presidenti dhe Kryeministri i vendit.

Sipas Kurtit, zhvillimet politike në vend vetëm sa e fuqizojnë parullën, "Jo negociata, vetëvendosje". Kurti ka theksuar nevojën e një mobilizimi shoqëror e kombëtar kundër negociatave me Serbinë.

Publikuar: 12.09.2010 | 23:06
Lexuar: 272 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime