E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuvend u debatuan sidomos skandalet me librat shkollor të historisë, për të cilat historianët shqiptarë u zotuan se në të ardhmen do të jenë më vigjilent, në mënyrë që të parandalohet botimi i teksteve të tilla me përmbajtje fyese për shqiptarët.
Skender Asani, kryetar i ri i Historianėve shqiptarė












Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, sot në Shkup mbajti kuvendin e pestë zgjedhor. Kryetari i deritanishëm Nebi Dervishi, referoi për aktivitetet e deritanishme të shoqatës dhe pengesat që i dolën përpara gjatë këtij katërvjeçari.

Në kuvend u debatuan sidomos skandalet me librat shkollor të historisë, për të cilat historianët shqiptarë u zotuan se në të ardhmen do të jenë më vigjilent, në mënyrë që të parandalohet botimi i teksteve të tilla me përmbajtje fyese për shqiptarët.

Kuvendarët, për kryetar të ri të Historianëve shqiptar në Maqedoni, zgjodhën Skender Asanin.”Shoqëria shqiptare në Maqedoni po ballafaqohet me një katrahurë të madhe ose sulm të madh ndaj historisë dhe kulturës shqiptare duke filluar nga enciklopedia, tekstet mësimore, Shkupi 2014 edhe Shoqata e historianëve shqiptarë në Maqedoni ka reaguar në mënyrë permanente por edhe në vazhdimësi edhe pas marrjes së postit tim si kryetar i Shoqatës së historianëve shqiptarë të Maqedonisë do të vazhdojë me një tempo edhe më të madhe dhe në mënyrë energjike ti luftojmë këto të meta të shoqërisë të cilat i imponojnë institucionet e ndryshme të shtetit” u shpreh kryetari i Shoqatës së Historianëve Shaqiptarë të Maqedonisë Skender Asani.

Publikuar: 13.09.2010 | 01:59
Lexuar: 656 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime