E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ulja e financimit për universitete vjen në vijim të shkurtimit të shpenzimeve publike të ndërmarra edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, si pasojë e parashikimeve jo optimiste për ritmet e zhvillimit ekonomik të vendit gjatë vitit në vazhdim dhe në 2011.
SHkurtohen fondet pėr Universitet






Qeveria mendon se pjesa e shkurtuar mund të plotësohet prej të ardhurave dytësore që universitetet krijojnë nga pagesa e rregjistrimit të studentëve.

Kjo masë e qeverisë nuk eshte mirëpritur nga rrethet akademike e universitare.

Vëzhguesit besojnë se shkurtimi i fondeve nuk do të arrijë të prekë pagat e pedagogëve dhe profesorëve, por do të cënojë ndjeshëm shpenzimet dhe investimet për logjistikën dhe mirëmbajtjen e ambienteve universitare.

Ulja e financimit për universitete vjen në vijim të shkurtimit të shpenzimeve publike të ndërmarra edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, si pasojë e parashikimeve jo optimiste për ritmet e zhvillimit ekonomik të vendit gjatë vitit në vazhdim dhe në 2011.

Viti akademik në Shqipëri pritet të nisë në mes të muajit tetor. Rreth 130 mijë studentë janeë regjistruar në 12 universitete publike dhe rreth 40 universitete private, numri i të cilëve vijon të rritet.

Disa mijëra studentë të tjerë nga Shqipëria nisin studimet çdo vit jashtë shtetit, pjesa më e madhe në Itali.

Ligji për arsimin e lartë sapo është ndryshuar dhe debate të shumta vijojnë lidhur me një sërë çështjesh, mes te cilave ato për ciklin e studimeve dhe shkallen e autonomisë së universiteteve publike. (bbc)

Publikuar: 13.09.2010 | 02:07
Lexuar: 452 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime