Karton i kuq për ata që hedhin plehrat dhe dhuratë për ata që i hedhin plehrat në shportën e vërtetë për plehra ose do të përgjigjen saktësisht në pyetjen e kuizit nga Forumit Arsimor Rinor
Karton i kuq për ata që hedhin plehrat dhe dhuratë për ata që i hedhin plehrat në shportën e vërtetë për plehra ose do të përgjigjen saktësisht në pyetjen e kuizit.
Kështu u pritën qytetarët të cilët sot u gjetën në sheshin e qytetit. Ata që morën karton të kuq për shkak se i hidhnin plehrat në tokë reaguan me çudi: "Prej mëngjesit më së shumti kam ndarë pesë kartonë të kuq. Ka shumë kamera dhe njerëzit frikohen që t'i hedhin plehrat para tyre", thotë një përfaqësuesi i Forumit Arsimor Rinor.
Ai tregon se qytetarët që i ka ndëshkuar me karton të kuq ishin penduar për veprimin e bërë. Shumica kishin kërkuar falje dhe kishin premtuar se nuk do të përsëritnin gabimin. Por, kështu nuk kishin reaguar personat zyrtar, të cilët kanë mohuar sjelljen e keqe të hedhjes së plehrave dhe fajin kanë hedhur mbi ndonjë tjetër.
"Ky aksion quhet 'Mos u bën pleh, vendosëm në vendin e duhur' dhe qëllimi i kësaj është që të ngritët vetëdija tek qytetarët e Maqedonisë se plehrat duhet t'i hedhin në vend të vërtetë dhe madje jo vetëm në cilëndo shportë. Por qëllimi tjetër i këtij aksioni është aplikimi i plehrave selektive në Maqedoni, që do të thotë se plehrat që hidhen duhet të seleksionohen, të mos hidhen në një vend dhe pastaj të shfrytëzohet dhe riciklohen", thotë Ilievski Gorjan nga Forumi Arsimor Rinor.
Aksioni i sotëm u mbështet edhe nga NP "Higjiena Komunale" dhe prej andej thonë se në Shkup janë vendosur 130 kontejnerë për Pet-ambalazh.
"Ne jemi të kënaqur se si po riciklohet, përkatësisht se si po grumbullohet Pet-ambalazhi. Vitin e kaluar u grumbulluan 16 mijë kilogram Pet-ambalazh, kurse kjo është një ngjarje e bukur që t'i bëjmë të vetëdijshëm qytetarët se si të sillen dhe veprojnë me mbeturinat", thotë zëdhënësja e NP "Higjiena Komunale", Katerina Llallova.
Fatkeqësisht edhe krahas Ligjit për pastërtinë, vetëdija e qytetarëve ngadalë po ndryshon, kurse dëshmi për këtë është edhe pasqyra rreth shportave për plehra dhe kontejnerëve.
"Nëse nuk kemi kulturë shtëpiake, nuk do të na mësojnë as parullat, e as çdo gjë tjetër, nëse nuk mësohemi vet nga shtëpia, pastaj nëse fëmijët dhe nipat nuk i mësojmë. Nuk është vështirë vetëm nëse dëshirojmë që të gjithë ta kemi pastër, kurse këtë e bëjmë për vetveten, nuk pastrojmë për të tjetër, sikurse në shtëpi duhet të jetë edhe jashtë", shprehet një qytetare.
Në Republikën e Maqedonisë mesatarisht një qytetar prodhon 347 kilogram plehra brenda një viti.
Frosina Pandurska