E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas vendimit të ri të Komisionit rregullator për energjetik, për 1,5 denarë shtrenjtohen Eurosuperi BS 95, Eurodizeli dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri. Çmimi i ri i eurosuper BS 95 do të përfshijë 68 denarë, i Eurodizelit 57,50 denarë, ndërsa çmimi i Ekstra të lehtës 46 denarë për litër.
Benzina dhe nafta nga mesnata mė tė shtrenjta pėr 1,5 deri 2 denarė












Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës prej sonte në mesantë rritet prej 1,5 deri në 2 denarë.

Sipas vendimit të ri të Komisionit rregullator për energjetik, për 1,5 denarë shtrenjtohen Eurosuperi BS 95, Eurodizeli dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri. Çmimi i ri i eurosuper BS 95 do të përfshijë 68 denarë, i Eurodizelit 57,50 denarë, ndërsa çmimi i Ekstra të lehtës 46 denarë për litër.

Për dy denarë rritet çmimi i Eurosuperit BS 98 dhe do të shitet për 70 denarë për litër. Rritje ka edhe në çmimin e mazutit i cili do të shitet për 32,251 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14-të ditore arrinte 76,148 dollar për barel dhe për 2,8 për qind më e lartë se çmimi mesatar sipas së cilit ishin formuar çmimiet e tjera të derivateve të naftës. Kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar 14-të ditore arrinte 48,3 denarë dhe është për 0,43 për qind më i lartë se kursi sipas të cilit ishin formuar çmimet e deritanishme.

Publikuar: 13.09.2010 | 21:11
Lexuar: 479 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime