"Konsiderojmë se me të vërtetë është koha që dy palët të mbledhin forca dhe ta tejkalojnë këtë çështje, me vullnet dhe me qëllim të njëjtë, të mundësohet procesi i eurointegrimeve në rajon. Për Maqedoninë kjo të jetë një sukses me rëndësi historik, ndërsa për Greqinë ky të jetë sukses, i cili do të mund të përputhet në Axhendën e tyre të vitit 2014", tha Milloshoski.
Maqedonia ka paguar mjaft shumë me racionalizmin dhe pragmatizmin e saj që të kënaqë hire të caktuara joracionale, kombëtare ose nacionaliste, të cilat kanë ardhur nga Republika e Greqisë dhe kontesti për emrin nuk mund të zgjidhet me imponimin e zgjidhjes, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski pas promovimit të sotëm të librit "Fjalime" të dr. Sërgjan Kerim.
"Konsiderojmë se me të vërtetë është koha që dy palët të mbledhin forca dhe ta tejkalojnë këtë çështje, me vullnet dhe me qëllim të njëjtë, të mundësohet procesi i eurointegrimeve në rajon. Për Maqedoninë kjo të jetë një sukses me rëndësi historik, ndërsa për Greqinë ky të jetë sukses, i cili do të mund të përputhet në Axhendën e tyre të vitit 2014", tha Milloshoski.
Sipas tij, do të ishte vështirë e realizueshme të pritet nga Maqedonia, që qytetarët e saj dhe udhëheqësia e Maqedonisë me racionalizëm dhe urtësi t'i paguajnë çmimet për, siç tha sjelljes joracionale dhe të pamenduar në lidhje me kërkesat të cilat nga viti në vit ose nga sezoni në sezon vijnë nga Greqia.
"Duam të bisedojmë me argumente, dëshirojmë të arrijmë deri në kompromise. Nuk konsiderojmë se ky kontest mund të zgjidhet me imponim të zgjidhjes dhe të vlerësojmë se dy palët kanë çka të fitojnë, nëse sa më shpejt e tejkalojnë këtë problem. Por kapërcimi dhe sikur deri më tani moskapërcimi varet nga dy palët në mënyrë të barabartë. Maqedonia nuk është ajo që e ngec zgjidhjen e këtij problemi. Maqedonia ka interes më të madh, sikur edhe deri më tani ashtu edhe në të ardhmen, ky problem dypalësh iracional të kapërcehet", tha Milloshoski.
I pyetur nëse populli do të pranonte zëvendësim të referencës FYROM për anëtarësim në BE, pas shembullit të Serbisë me Rezolutën kompromise për Kosovën, ministri Milloshoski tha se populli vetë duhet të marrë vendim.
"Kjo është pyetje në të cilën duhet të përgjigjet populli. Historia e vetë konfliktit mes Prishtinës dhe Beogradit është e pakrahasueshme dhe ka dimension ndryshe dhe real në raport me problemin bilateral, iracional të imponuar dhe joproduktiv, i cili zhvillohet në dy-tre dekadat e fundit mes Athinës dhe Republikës së Maqedonisë", tha Milloshoski dhe përkujtoi se shteti edhe para 10 viteve ka treguar dhe ka bërë kompromis për shkak të presionit, i cili ka ardhur nga Greqia.
Sipas tij, kompromiset janë bërë me qëllim që të krijohen raste që vendi të përparojë ndërkombëtarisht dhe të etablohet.
Shefi i diplomacisë përkujtoi edhe në ndërrimin e Kushtetutës me dy amendamente, ndërrimi i flamurit të Maqedonisë, pranimi në organizatat ndërkombëtare që të shfrytëzohet referenca Ish-republika jugosllave e Maqedonisë dhe siç tha dhe në shumë gjëra të tjera të cilat Maqedonia i ka bërë në gjithë kontestin dypalësh, të imponuar nga pala greke.
"E mbështesim dialogun që u mundësua në nivelin më të lartë politik me Greqinë dhe konsiderojmë se duhet të vazhdojë. Me siguri Asambleja e përgjithshme e KB-së, në javën e fundit të shtatorit do të ishte rast i mirë për vazhdimin e këtij dialogu maqedonas-grek", tha Milloshoski.