E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rezoluta e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka legjitimuar edhe politikisht mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës dhe me këtë rezolutë, OKB-ja ka lëvizur pozitivisht në raport me Kosovën.
Thaēi: Rezoluta e AP-sė legjitimim juridik dhe politik i pavarėsisė






Kështu derklaroi sot Kryeministri Thaçi në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës. Thaçi ka theksuar se prezantimi i Kosovës përmes delegacionit më të lartë shtetëror në OKB ishte shumë i dinjitetshëm.

Kryeministri Thaçi ka thënë se lajmi për tërheqjen e draft-rezolutës serbe ishte një lajm i mirë për Kosovën, por në të njëjtën kohë ishte një humbje e madhe për Serbinë. Miratimi i rezolutës është fitore dhe legjitimim për shtetin e Kosovës , ka thënë Kryeministri

duke shtuar se “mendimi i GJND-së i dhënë më 22 korrik, ishte fitore e drejtësisë botërore, që përkoi me drejtësinë tonë për të qenë shtet, ndërsa miratimi i rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është fitore dhe legjitimim politik në organin më të lartë për shtetin e Kosovës.

Sot lirisht mund të themi se bota, respektivisht, institucionet më të larta botërore, kanë legalizuar dhe legjitimuar në aspektin juridik dhe politik, shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Duke miratuar rezolutën që njeh mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Thaçi ka thënë se 192 shtete e kanë njohur vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran, dhe kanë njohur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës dhe ka shtuar se “Serbia ka dhënë shenjat e para që në një formë e njeh pavarësinë e Kosovës”.

Me këtë rast, kreu i ekzekutivit të vendit ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian për mesazhet që i kanë dhënë Beogradit, ndërkohë që u ka bërë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën që ta marrin sa më shpejtë një vendim të tillë.

Ai, po ashtu, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë dhe institucioneve tjera për të vazhduar qeverisjen e mirë, duke thënë se rezultat i saj është gjithë progresi i arritur në Kosovë.

Kreu i Qeverisë ka njoftuar edhe për njohjet e reja që mund t’i vijnë Kosovës, duke përmendur me këtë rast vizitën e tij në Katar, ku ka thënë se ka marrë konfirmimin për njohje, e cila do të finalizohet së shpejti.

Publikuar: 14.09.2010 | 02:23
Lexuar: 460 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime