E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hulumtuesit për dhjetë vite rresht kishin përcjellë më shumë se 1.100 gra të periudhës pas menopauzës, që kishin vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë, dhe kishin vuajtur nga mbipesha, ishin më të rrezikuara nga vdekja, në krahasim me gratë që ishin më të dobëta. Ata kishin dyshuar se pesha shtesë mund të ishte fajtori.
Pesha e trupit ndėrlidhet me kancerin nė zorrė tė trashė






Pesha e tepërt, tek një person në moshë, mund të jetë shkaktari i vdekjes për një grua në moshë si pasojë e kancerit në zorrë të trashë, sipas një studimi që ishte kryer nga organizata amerikane që hulumton kancerin. Të vjetrit më të shëndetshëm, që kishin një peshë normale para se të ishin diagnostikuar me kancer, kishin më shumë gjasa për të mbijetuar, kishin zbuluar studiuesit.

Hulumtuesit për dhjetë vite rresht kishin përcjellë më shumë se 1.100 gra të periudhës pas menopauzës, që kishin vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë, dhe kishin vuajtur nga mbipesha, ishin më të rrezikuara nga vdekja, në krahasim me gratë që ishin më të dobëta. Ata kishin dyshuar se pesha shtesë mund të ishte fajtori.

“Gratë, beli i të cilave është më i gjerë se 94 centimetra, ishin shumë më të rrezikuara se do të vdesin nga kanceri i zorrës së trashë, në krahasim me ato gra që belin e kishin më pak se 85 centimetra”, tha autorja kë kishte udhëhequr studimet Ana Prizment.

Studimi po ashtu kishte zbuluar se gratë që humbin në peshë janë më shumë të rrezikuara nga kanceri në zorrë të trashë sesa ato gra që kanë një peshë normale të trupit.

Sipas disa hulumtuesve mbetet edhe shumë për t’u bërë, ngase disa studime të tjera e kanë ndërlidhur mbipeshën me një rrezik të shtuar për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë, por jo edhe vdekjen nga kjo sëmundje.

Publikuar: 14.09.2010 | 14:41
Lexuar: 801 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime