E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më në fund lajme që mund t’u ngrenë humorin të gjitha atyre femrave, të cilat nuk janë të lumtura me trupin e tyre. Meshkujt pëlqejnë femra me trup të zakonshëm, dhe peshë normale, sesa skeletet e sfilatave.
I duan femrat e zakonshme





Skuadra e kërkimit nga universiteti i Shën Andrews, Skoci, ftoi një grup studentësh për studimin e tyre. 84 femra studente u pyetën rreth shëndetit të tyre, pastaj u ekzaminuan me anë të mjeteve medicinave dhe në fund u fotografuan. Më pas, një grupi me meshkuj, gjithashtu i përfshirë në studim, iu treguan fotot dhe u pyetën ti radhisnin femrat studente në bazë të tërheqjes dhe shëndetit.

Shumica e meshkujve në këtë studim, zgjodhën femrat studente me peshë normale e të shëndetshme si kryesoret në këtë eksperiment për tërheqje dhe shëndet. Kjo duhet të konsiderohet nga ato vajza të reja të cilat mendojnë se duhen të dobësohen për të qenë tërheqëse.

Kërkuesit inkurajojnë femrat ti zënë besë vlerësimit të meshkujve (18- 26 vjeç) të cilët tërhiqeshin nga ato femra me një peshë normale, sesa femrat e dobëta si Paris Hilton ose Nicole Richie. Përvec studimit preferencat e meshkujve për femrat më të “mbushura”, i hasim edhe në përditshmëri.

Mjafton vetëm të shohim Xhenifer Lopez apo Beyonce, dy këngëtaret e njohura amerikane, të cilat asnjëherë nuk mungojnë në top-listat e femrave më seksi nënotë të përzgjedhura nga gjinia e fortë.

Publikuar: 14.09.2010 | 14:50
Lexuar: 663 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime