E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nadal në setin e parë me dinakëri luajti përballë serbit, duke i shkaktuar humbje në set me shifra 6:4, ndërsa në setin e dytë spanjolli paksa ishte edhe i pafat duke pësuar në 5:7.
Nadal e bėri me vaj serbin dhe triumfoi nė US Open





Tenisti më i mirë në botë, Rafael Nadal, ka bërë mrekulli në turneun US Open. Ai në finale mrekulloi me lojë dhe ka gjunjëzuar me rezultat 3:1 serbin, Novak Djokoviqin. Nadal dëshmoi superioritetin e tij ndaj serbit, i cili nuk kishte forcë t’i bënte ballë lojës mjeshtërore të spanjollit.

Nadal në setin e parë me dinakëri luajti përballë serbit, duke i shkaktuar humbje në set me shifra 6:4, ndërsa në setin e dytë spanjolli paksa ishte edhe i pafat duke pësuar në 5:7.

Barazohen shifrat 1:1 në sete dhe në vazhdim mbizotërimi të kryetrimi spanjoll, i cili as që e ka lënë të merr frymë serbin. Kryetrimi spanjoll setin e tretë e fitoi me rezultat 6:4 dhe udhëheq 2:1.

Në setin e radhës dhe i fundit, Nadal, i ka dhënë një flakaresh të fuqishëm serbit, duke e deklasuar e bërë më vaji të tërin dhe fitoi me 6:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:1. Duhet theksuar se kryemjeshtri Nadal gjatë verës pati ngadhënjyer edhe në turneun French Open dhe Wimbledon. Është tenist i fuqishëm dhe njëherësh që kompleton fitimin e të katër titujve Grand Slam. Nadal i bashkohet Fred Perry, Don Budge, Rod Laver, Roy Emerson, Andre Agassi dhe së fundi Roger Federer, duke fituar të katër titujt e mëdhenj në karrierë dhe bëhet i pari që nga Laver në vitin 1969 që del fitues në Paris, Londër, dhe Neë York brenda një sezoni. “Kjo është më shumë se çfarë kam ëndërruar. Është mrekulli të isha këtu në këtë finale, vetëm të isha pjesë e kësaj finaleje. Të fitoj këtë trofe këtu në disa sekonda, me duart e mia, duhet të jetë e pabesueshme”, tha Nadal.

Publikuar: 14.09.2010 | 18:45
Lexuar: 352 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime