Numri i të varfërve në SHBA, e cila tash ka më shumë se 307 milionë banorë, para fillimit të krizës ekonomike financiare globale, ishte më i vogël për rreth dhjetë milionë.
Në SHBA ka rreth 45 milionë njerëz të varfër, që do të thotë se varfëria e prek çdo të shtatin banor të vendit më të fuqishëm ekonomik në botë, shkruan numri i sotëm i gazetës londineze "Tajms".
Numri i të varfërve në SHBA, e cila tash ka më shumë se 307 milionë banorë, para fillimit të krizës ekonomike financiare globale, ishte më i vogël për rreth dhjetë milionë.
"Tajms" konstaton se numri i njerëzve me "gjendje të keqe pronësore" në SHBA edhe mëtej po zmadhohet dhe se të dhënat më të reja "konfuze" për "jetën misterioze" të banorëve të vendit më të fuqishëm ekonomik në botë do t'i sjellin goditje të rëndë administratës së presidentit Barak Obama.
Gazeta pohon se nga fillimi i krizës ekonomike para tre viteve, rritja e numrit të personave të aftë për punë në SHBA të cilët jetojnë nën kufirin e varfërisë, është më i madhi që nga viti i largët 1959.
Numri i të varfërve në SHBA do të zmadhohet plotësisht vitin e ardhshëm kur në të dhënat zyrtare për së pari herë do të përfshihen edhe shpenzimet për kujdesin e fëmijëve dhe ndarjet për mbrojten mjekësore, vlerëson "Tajms".
Rritja e mëtutjeshme e varfërisë në SHBA, sipas vlerësimeve të gazetës, do t'i japë Partisë opozitare republikane "municion të ri" për sulm mbi presidentin Barak Obama dhe demokratët e tij, siç konfirmojnë republikanët, bëjnë "përpjekje të pasuksesshme për nxitjen e rritjes ekonomike".
"Tajms" shënon se harta e re e varfërisë në SHBA "në masë të jashtëzakonshme" tregon se rritja e numrit të të varfërve është më i madh në pjesët e vendit në të cilat Obama në zgjedhjet e vitit 2008 fitoi më së shumti përkrahje nga votuesit.