Propozimi i BDI-së ishte që të vendosen 3 personalitete edhe atë mendojë se ishte Nexhat Agolli, Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani", thotë Vlladimir Todoroviq, kryetar i Komunës Qendër.
Propozimi i BDI-së për vendosjen e busteve shqiptare në qendër të Shkupit, ende nuk ka dalë në shqyrtim para këshilltarëve komunal të Komunës Qendër. Kryetari i kësaj komune, Vlladimir Todorviq, vonesën e shqyrtimit të kërkesës së BDI-së e arsyetoi me pushimet verore që sapo kanë përfunduar.
Todoroviq tha se ai është i gatshëm ti propozoj këshillit që bustet e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit të kalohen sa më shpejt dhe të njëjtit të bëhen pjesë e busteve tjera të vendosura në qendër në kuadër të projektit Shkupi 2014.
"Ai propozim ishte dorëzuar diku para pushimeve verore dhe tani do të gjendet në seancën e ardhshme ose menjëherë pas saj, varet nga rendi i ditës. Nga unë do të vehet në rend të ditës propozimi i tyre për vendosjen e personaliteteve të njohura nga historia dhe kultura e etnisë shqiptare, dmth për punimin e busteve në rajonin e qendrës së qytetit.
Propozimi i BDI-së ishte që të vendosen 3 personalitete edhe atë mendojë se ishte Nexhat Agolli, Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani", thotë Vlladimir Todoroviq, kryetar i Komunës Qendër.