E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në inaugurimit të fabrikës së prodhimit të çimentos “ANTEA Cement”, investim me vlerë 200 milionë euro.
Berisha: Ekonomia shqiptare po shėnon njė rritje tė admirueshme





Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm sot në ceremoninë e inaugurimit të fabrikës së prodhimit të çimentos “ANTEA Cement”, pjesë e grupit TITAN Cement, në Bokë të Kuqe të Krujës, një investim me vlerë 200 milionë euro. Prodhimi total i fabrikës është 1.5 milionë ton në vit dhe është menduar që të plotësojë nevojat e tregut vendas dhe të eksportojë një pjesë të prodhimit.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha i përshëndeti dhe i falënderoi ndërtuesit e kësaj fabrike për besimin që dëshmuan dhe investimin që bënë, duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Berisha garantoi drejtuesit e grupit TITAN se qeveria do të bëj çdo përpjekje për një mjedis gjithnjë e më miqësor ndaj investimeve të këtij grupi dhe investimeve të huaja në tërësi.

Berisha e cilësoi ngjarje të madhe për Shqipërinë hapjen e kësaj fabrike. "Inaugurimi i kësaj fabrike çimentoje është një ngjarje e madhe për Shqipërinë, është një ngjarje e madhe për peshën shumë të rëndësishme që ka në zhvillimin e ekonomisë së vendit, teknologjinë e shkëlqyer që ka zbatuar, eksportin e prodhimeve të saj. Me këtë rast, Sigalas, ju garantoj se qeveria dhe agjencitë e saj mbeten shumë të ndjeshme në bashkëpunimin me ju, në mënyrë që ky sukses i shkëlqyer të konsolidohet me tej".

"Është e pamohueshme se ekzistojnë vështirësi nga kriza botërore, por është, gjithashtu, realitet se ekonomia shqiptare është një vend me ekonomi vibrante, me një rritje të admirueshme. Jam i bindur se grupi TITAN, së shpejti, do të prodhojë me kapacitetin e saj më maksimal. E garantoj se do të bëj çdo përpjekje që i tërë prodhimi i tij të konsumohet në këtë vend, si dëshmi e një vullneti për të shpejtuar ndërtimin dhe zhvillimin e vendit. Sikundër, do të krijojmë besimin më maksimal për eksportin e prodhimeve të tij", tha kryeministri Berisha.

Publikuar: 14.09.2010 | 19:49
Lexuar: 559 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime