Duke parë interesimin e madh, Ministria e Ekonomisë dhe Financave pas analizimit të kërkesave të shumta nga investitorë seriozë ndërkombëtarë ka vendosur të shtyjë afatin për dorëzimin e dokumentacionit për para-kualifikim deri më 27 shtator 2010.
Rreth 30 kompani nga shtete të ndryshme të botës, por edhe nga Kosova
kanë tërhequr dokumentacionin e para-kualifikimit për tenderin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Sipas listës të cilën e ka siguruar gazeta deri 13 shtator, kompanitë nga Turqia dominojnë për shprehje të interesit për këtë tender.
Deri më tash aplikacionet i kanë tërhequr kompania Cable and Ëireless nga Monako, Turkcellnga Turqia, Telecom Austria, nga Austria, Magyar Telecom nga Hungaria, Orange LLC nga Kosova, Turkish Chamber of Comerce nga Turqia, Telecom Finance nga Ukrahina, Albvision nga Kosova, Rey Enterprise LLC, Bedminster Capital Manegment LLC nga Amerika, Brainoxnga Gjermania, Penta Invesment Limited nga Cekia, Macquarrie Limitednga Ukrahina, Axos Capitalnga Gjermania, Calik Telecom nga Turqia, Cinven nga Ukrahina, Deloite Kosova nga Kosova, UBS Invesment Bank,
Raiffeisen Invesment nga Austria, Sidar Global Advisornga Amerika, Deuche Bank nga Gjermania, Sieber Consultingnga Gjermania, Uni Credit IB nga Kroacia, Societe General Advisorynga Shqipëria, Schoenherr nga Austria, Kalo&Associatesnga Kosova.
Duke parë interesimin e madh, Ministria e Ekonomisë dhe Financave pas analizimit të kërkesave të shumta nga investitorë seriozë ndërkombëtarë ka vendosur të shtyjë afatin për dorëzimin e dokumentacionit për para-kualifikim deri më 27 shtator 2010.
Sipas tyre, arsyeja e vetme e paraqitur në kërkesat për shtyrjen e afatit ka të bëjë me kërkesat e disa investitorëve seriozë për më shumë kohë për të përgatitur dokumentacionin, i cili kërkohet si dëshmi për kushtet dhe kriteret e para-kualifikimit. Zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave thonë se shtyrja e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për para-kualifikim do të kontribuojë për ngritjen e konkurrencës për shitjen e aksioneve të kësaj ndërmarrjeje strategjike për Kosovën.