Pavarësisht përmirësimeve të dukshme sa u përket ambienteve dhe
mënyrës se funksionimit të federatës gjatë dekadës së fundit, jo
gjithçka ka shkuar ashtu si duhet. Për këtë arsye, është e domosdoshme
ndërhyrja në strukturë dhe në ndarjen e përgjegjësive që federata të
jetë më efikase në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.
Gjergji Mima
- Federata Shqiptare e Futbollit së shpejti do të ketë një strukturë të re. Sekretari i
Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, ka gati projektin për ndryshimet thelbësore në strukturë, kuptohet edhe në emra, për një institucion sa më efikas dhe që ecën me hapat e kohës.
Pavarësisht përmirësimeve të dukshme sa u përket ambienteve dhe
mënyrës se funksionimit të federatës gjatë dekadës së fundit, jo
gjithçka ka shkuar ashtu si duhet. Për këtë arsye, është e domosdoshme
ndërhyrja në strukturë dhe në ndarjen e përgjegjësive që federata të
jetë më efikase në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.
Sipas sekretarit Prodani, "volumi më i madh i punës nuk mund të
mbulohet me organikën aktuale, ndaj është parë e nevojshme që disa
sektorë, si ai teknik dhe i licencimit, të shndërrohen në drejtori.
Përveçse anës strukturore, ndryshime thelbësore do të ketë edhe sa u
përket emrave që do të drejtojnë drejtoritë përkatëse.
Sekretariati i FSHF-së për çdo post të rëndësishëm ka gati disa
kandidatura, që do të shqyrtohen nga ekzekutivi. Të gjithë punonjësit
e federatës janë para provës dhe mund të humbasin vendin e punës nëse
nuk bindin me performancën e tyre. Në fakt, ndryshimet duhet të ishin
bërë që në verë, pa filluar sezoni i ri futbollistik, por për arsye
teknike ka qenë e pamundur të vihej në zbatim projekti i ri për
shndërrimin e FSHF-së në një institucion më modern dhe efikas.
Ristrukturimi i FSHF-së nuk lë pa prekur edhe ekipet kombëtare.
Burime pranë federatës thonë se do të ketë ndryshime trajnerësh tek
përfaqësueset e moshave, që nga 15-vjeçarët deri te U-21. Në fakt, me
përfundimin e eliminatoreve për Euro 2011, trajneri i Shpresave, Artan
Bushati, e ka mbyllur ciklin me 21-vjeçarët.
Vendi i fundit (ose i parafundit) është zhgënjim për këtë
grup-moshë, që po e ushqen shumë pak kombëtaren e madhe. Mësohet se
Bushati është në mëdyshje për vijimin e punës si trajner i U-21, edhe
sikur Presidenti Duka ta votëbesojë sërish në krye të kësaj skuadre.
Artan Bushati është në krye të Shpresave që nga viti 2005, por
duket se ka ardhur momenti të tërhiqet nga ky pozicion. Ndryshime mund
të ketë edhe te përfaqësueset e tjera, pasi janë marrë në shqyrtim
disa CV nga drejtuesit e FSHF-së.