OSBE dhe ODIHR me 300 vëzhguesve do t'i ndjek zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Maqedoni. OSBE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare, së bashku me institucionet shtetërore, do të bëjnë çmos që në Maqedoni të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike, deklaroi shefi i OSBE-se ne Shkup Herero
OSBE dhe ODIHR me 300 vëzhguesve do t'i ndjek zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Maqedoni, deklaroi shefi i ri i Misionit të OSBE-së Hoze Luis Herero.
Ai në pres-konferencën në Shkup theksoi sot se OSBE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare, së bashku me institucionet shtetërore, do të bëjnë çmos që në Maqedoni të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike, lajmëroi Televizioni i Maqedonisë.
Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në pres-konferencën e përbashkët theksoi se MPB-ja ka filluar përgatitjet për zgjedhjet dhe ndërmerr gjithçka në drejtim të veprimit parandalues që të eliminohen çfarëdo incidentesh.
Ajo theksoi se, megjithatë, rolin kyç e kanë partitë politike, të cilat duhet publikisht dhe pa hezitim t'u bëjnë thirrje anëtarëve dhe simpatizuesve të vet për zhvillim të procest korrekt dhe demokratik zgjedhor.