E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

BDI-ja si parti më e madhe shqiptare dhe parti në pushtet bënë thirje për një gjë të tillë, megjithatë që në fillim, kjo thirje për unitet has në vesh të shurdhër te partitë opozitare shqiptare. PDSH-ja madje kërkon që poqëse nuk piqen kushtet për një regjistrim të mirëfilltë atëherë i njëjti të prolongohet.
Partitė shqiptare tė ndara pėr regjistrimin








Do të arrijnë apo jo subjektet politike shqiptare në Maqedoni t'i tejkalojnë inatet politike dhe të demonstrojnë unitet reth çështjes së regjistrimit të popullsisë. BDI-ja si parti më e madhe shqiptare dhe parti në pushtet bënë thirje për një gjë të tillë, megjithatë që në fillim, kjo thirje për unitet has në vesh të shurdhër te partitë opozitare shqiptare. PDSH-ja madje kërkon që poqëse nuk piqen kushtet për një regjistrim të mirëfilltë atëherë i njëjti të prolongohet.

“Regjistrimi është interes i përgjithshëm i shqiptarëve dhe këtu nuk duhet të shihen interesat e ngushta partiake. Unë edhe njëherë do të përsërisë apelin që ky proces të mos politizohet dhe mos partizohet dhe do të bëja apel tek të gjitha subjektet politike, veçanërisht tek subjektet politike shqiptare që të japin kontributin e përbashkët që regjistrimi i të jetë i suksesshëm dhe të regjistrojmë numër maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë”, thotë Abdylaqim Ademi, zëvendëskryeministër.

“PDSH-ja përkujton se mbi 150.000 shqiptarë janë ende pa nënshtetësi dhe se më shumë se dy vite nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Nisur nga parametrat statistikore, si numri i nxënësve shqiptarë që vijojnë mësimin në shkolla fillore, e që është mbi 42% dhe nataliteti i lartë te shqiptarët, janë të drejta konstatimet se shqiptarët në Maqedoni janë mbi 34 %. Nisur nga këto elemente PDSH-ja kërkon që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në mënyrë që të plotësohen kushtet. Në qoftë se nuk përfillen kërkesat tona të cilët janë parakusht për regjistrim objektiv dhe korrekt, PDSH-ja mban të drejtën të thërret popullatën shqiptare në bojkot të këtij procesi”, thotë Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së.

Derisa DR-ja pyet publikisht Çka parasheh ligji të cilin e ka propozuar BDI dhe VMRO-DPMNE cili është roli dhe detyrat e komisionit?
“Demokracia e Re pa rezerv, tha se çdo ligj dhe çdo vendim që do të jetë në interes të qytetarëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, në do ta përkrahim, mirëpo nga kjo që dëgjuam nga drejtoresha e Entiteti statistikorë, nga ministri i drejtësisë dhe nga zv/ kryeministri Abdylaqim Ademi, aspak nuk korrespondonin me kërkesat minimale të cilat shqiptarët i kërkojnë nga ky regjistrim i popullatës”, thekson Arianit Hoxha, zëdhënës i DR-së.

Ndërkohë që përplasjet e partive politike shqiptare pritet të vazhdojnë atëherë kur ligji do të hyjë në procedurë kuvendore.
Bedri Rexhallari

Publikuar: 14.09.2010 | 21:05
Lexuar: 415 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime