E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke krahasuar lumturinë e njerëzve përkundrejt të ardhurave, hulumtuesit kanë zbuluar që sa më shumë njerëzit fitojnë, më e lartë është kënaqësia e tyre e përgjithshme e jetës. Por gjendja emocionale e njerëzve nga dita në ditë varet nga të ardhurat mesatare vjetore vetëm deri rreth 75 000 dollarë, pas së cilës shumë të ardhurat shtesë nuk kanë përbërë ndonjë ndryshim më të madh.
Paraja mund tė blejė lumturinė - deri diku








A mundet paraja të blejë lumturinë? Përgjigjja, duket qe varet në atë se çka nënkuptojmë me “lumturinë”. Duket që fituesit e mëdhenj në përgjithësi janë më të kënaqur me jetët e tyre, por mirëqenia emocionale e një personi nga dita në ditë është më e ndikuar nga paraja deri në një pikë.

Daniel Kahneman dhe Angus Deaton nga Universiteti Princeton kanë bërë analiza gjatë dy viteve me të dhënat e sondazheve të Gallup, ku më shumë se 450 000 banorë amerikanë janë pyetur për të ardhurat në familje dhe lumturinë. Sondazhi ka tentuar të masë lumturinë në dy mënyra të ndryshme. Ka matur përvojën emocionale të menjëhershme të njerëzve duke i pyetur pyetje si “A ke qeshur shumë dje?”. Kualiteti i përgjithshëm i jetës është vlerësuar me shkallën 10 pikëshe. “Njerëzit mund të thonë që jeta e tyre është duke shkuar mirë edhe nëse janë jo të lumtur për momentin, dhe anasjelltas,” tha Deaton.

Duke krahasuar lumturinë e njerëzve përkundrejt të ardhurave, hulumtuesit kanë zbuluar që sa më shumë njerëzit fitojnë, më e lartë është kënaqësia e tyre e përgjithshme e jetës. Por gjendja emocionale e njerëzve nga dita në ditë varet nga të ardhurat mesatare vjetore vetëm deri rreth 75 000 dollarë, pas së cilës shumë të ardhurat shtesë nuk kanë përbërë ndonjë ndryshim më të madh.

“Gjendja emocionale e njerëzve mund të stabilizohet mbi 75 000 dollarë, sepse nuk kanë nevojë të brengosen për përballimin e nevojave elementare. Kjo gjë i mundëson atyre të stabilizohen në çfarëdo niveli momental të lumturisë që personaliteti i tyre i lejon, tha Deaton. “Krijuesit e politikave të ekonomisë duhet të jenë të vetëdijshëm mbi ndryshimin në mes këtyre dy formave të lumturisë”, vijoi ai. “A duhet politika publike të shqetësohet me mirëqenien emocionale, apo me vlerësimin e njerëzve për jetën e tyre?” Sipas gjasave, përgjigjja do të jetë një kombinim i të dyjave. “Jeta e mirë përmban disa gjëra dhe ndjenjat janë vetëm një pjesë e saj,” tha Marc Fleurbaey, një ekonomist në Universitetin e Paris-Descartes.

Publikuar: 15.09.2010 | 13:00
Lexuar: 794 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime