Besimi i përgjithshëm është se nëse doni një martesë të shëndosh, ju duhet të sakrifikoni më shumë nga vetja dhe duhet të bëni një kompromis, sepse nëse nuk e bëni do të zhyteni në dashurinë egoiste e cila është e destinuar të shuhet shpejt a vonë. Kjo është ideja e përgjithshme, por ka dhe një dimension tjetër.
B.Merko
Është shumë e vërtetë që njerëzit janë të ndryshëm, e praktikisht është e pamundur që të gjesh një bashkëshort që është pikërisht për ju. Dhe në të tilla raste, kompromisi nuk është i domosdoshëm, por këto teori janë të mundura vetëm teorikisht, ndaj ti injorojmë ato.
Realiteti në një marrëdhënie është se njerëzit kërkojnë gjëra të ndryshme, kanë personalitete të ndryshme, pavarësisht sesa të vogla janë dallimet. Por në një marrëdhënie ideale, edhe pse ka ndryshime dhe të dy mbrohem me argumente logjike, por ka mënyra për të ardhur te një martesë e fortë, dhe është kompromisi. Nëse keni ndjenja dashurie e respekti për njëri-tjetrin, e vetmja gjë që kërkohet për një lidhje të fortë të lirë nga kompromiset është të jesh racional dhe praktik. Është shumë e rëndësishme të uleni e të diskutoni për çdo gjë që ju e vlerësoni të rëndësishme.
Duke pasur biseda të shpeshta dhe për çështjet që shqetësojnë njërin prej jush, atëherë të do të dini ti trajtoni në mënyrë të efektshme. Tani nëse ju jeni të përgjegjshëm dhe praktikë, të dy ju mund ta ndryshoni vetveten deri në atë pikë që është thelbësore. P.sh, duhet të jeni dakord për prioritetin e çështjeve kryesore, si shtëpia, fëmijët etj. E përtej këtyre ka ndryshime e mospajtime po ato janë për gjëra të vogla, që mund të zgjidhen në mënyrë racionale.
Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit, në një lidhje apo diku, është se ata përpiqen të mbrojnë egon e tyre, e kur e kuptojnë fajin situata u ka ikur nga duart. Nëse ke gabuar, pranoje atë për të shkuar përpara. Shmangini gabimet e konkurrencës se kush mbrohet më shumë me argumente të forta sepse është e rrezikshme dhe mund të kushtojë martesa. Prandaj është e mundur që të keni një martesë të fortë edhe pa bërë kompromise apo sakrifikuar veten, mjafton të jeni të sinqertë, të logjikshëm dhe të vendosni prioritet kryesore. Por kujtoni gjithmonë, të jeni të vërtetë, të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm gjatë gjithë kohës...