Në fjalimin e tij në Kongresin energjetik botëror të 21-in me radhë, ministri Besimi i theksoi aktivitetet vijuese dhe projektet në sferën e energjetikës të cilat realizohen në Maqedoni siç janë Strategjia për zhvillimin e energjetikës, Strategjia për efikasitet energjetik dhe Strategjia për burime ripërtëritëse të energjisë, si dhe përgatitjen e Ligjit të ri për energjetikë.
Deri në vitin 2015 parashihet liberalizim në tregun e Republikës së Maqedonisë, ndërsa në ndërkohë filloi me realizimin e projektit për zvogëlimin e varfërisë energjetike me të cilin parashihet t'u jepen nga 10 euro amvisërive sociale. Qëllimi strategjik i vendit është deri në vitin 2020, 21 për qind e nevojave të energjisë të merren nga burimet ripërtëritëse të energjisë dhe të zmadhohet efikasiteti energjetik me kursim të rëndësishëm të emisionit të dioksid karbonit, deklaroi ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi në Montreal, Kanada.
Në fjalimin e tij në Kongresin energjetik botëror të 21-in me radhë, ministri Besimi i theksoi aktivitetet vijuese dhe projektet në sferën e energjetikës të cilat realizohen në Maqedoni siç janë Strategjia për zhvillimin e energjetikës, Strategjia për efikasitet energjetik dhe Strategjia për burime ripërtëritëse të energjisë, si dhe përgatitjen e Ligjit të ri për energjetikë.
Ai e theksoi rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në sferën e energjetikës, bashkëpunimit rajonal, si dhe krijimin e tregut të përbashkët energjetik mbi parimet e liberalizimit, transparencës dhe konkurrencës në treg të cilat do të kontribuojnë në krijimin e sistemit energjetik të qëndrueshëm dhe stabil në rajon.
Besimi theksoi se Maqedonia si anëtare e Bashkësisë Energjetike nga viti 2005 në mënyrë aktive punon në promovimin për realizimin e qëllimeve të bashkësisë energjetike që domethënë krijimin e tregut të përbashkët energjetik në pajtim me direktivat dhe rregullat e BE-së.
Temë kryesore e kongresit ishte e ardhmja e furnizimit energjetik. Në të morën pjesë 4.700 përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, të cilët patën mundësi të shkëmbejnë përvoja për potencialet dhe shfrytëzimi më i madh i burimeve ripërtëritëse të energjisë, si dhe për zbatimin më të madh të efikasitetit energjetik.
Në kuadër të kongresit u mbajt edhe ekspozita për efikasitet energjetik dhe burime ripërtëritëse të energjisë në të cilën ministri Besimi pati disa takime me përfaqësues nga kompani të mëdha botërore dhe me përfaqësues të institucioneve joqeveritare.
Republika e Maqedonisë është anëtare e Bashkësisë energjetike nga viti 2005 dhe është njëra prej themeluesve të saj, ndërsa sivjet për herën e dytë kryeson me Bashkësinë energjetike.