Reka, siç kumton Zyra për informim pranë USHT-së, duke iu drejtuar studentëve të rinj dhe stafit akademik të USHT-së, theksoi se USHT-ja, këtë vit akademik e fillon me një armatë të madhe studentësh dhe studentesh të reja, në të gjitha fakultetet dhe programet studimore që janë hapur dhe akredituar në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Në të gjitha Fakultetet dhe Programet studimore të USHT-së gjatë ditës së sotme filloi viti i ri akademik 2010/2011. Pritja qendrore e studentëve të rinj u bë në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, me çrast studentëve të rinj të universitetit, mirëseardhje u dëshiroi rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka.
Reka, siç kumton Zyra për informim pranë USHT-së, duke iu drejtuar studentëve të rinj dhe stafit akademik të USHT-së, theksoi se USHT-ja, këtë vit akademik e fillon me një armatë të madhe studentësh dhe studentesh të reja, në të gjitha fakultetet dhe programet studimore që janë hapur dhe akredituar në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
"Për dallim nga vitet tjera, këtë vit akademik e fillojmë edhe me studimet e disperzuara në qytetin e Dibrës, përveç qyteteve të tjera ku me studimet e disperzuara kemi startuar vitin e kaluar. Ndjej kënaqësi të veçantë që me këtë rast ti përgëzoj edhe ata studentë që u bashkëngjitën në radhët e studentëve tanë për ti ndjekur studimet edhe në qytetet e tyre të lindjes. Ne sivjet po bëjmë përpjekje për krijimin e kushteve sa më optimale për mbarëvajtjen e procesit edukativ-arsimor, me sigurimin e kuadrit të kualifikuar mësimdhënës, të hapësirave më të përshtatshme për mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe sidomos për krijimin lehtësimeve në pagesat e studimeve, theksoi në mes tjerash Reka.
Ai më pas shtoi se fillimi i këtij viti akademik në valën e madhe të konkurrencës mes institucioneve për arsim të lartë, obligon për cilësi dhe vlera më të larta.
"Kjo dëshmon edhe një herë se vizioni ynë për arsimimin e gjeneratave të reja është shumë i qartë. Universiteti ynë po dëshmon se është një vatër e madhe e diturisë, e cila i përgatit gjeneratat e reja për sfida të reja në jetë, prandaj këtë vit akademik e fillojmë me afër katër mijë studentë të rinj, në 11 fakultete dhe 34 programe studimore, tha në fjalën e tij drejtuar studentëve të rinj, rektori i USHT-së, Agron Reka.
Ai, në përmbyllje të solemnitetit të sotëm, pese studentëve të rinj në mënyrë solemne u ndau Indekset e USHT-së.