Transaksionet financiare, harxhimet apo përdorim i parave për zgjedhje, do të duhet të shkojë nëpërmjet llogarisë bankare.
Kështu do të mundësohet mbikëqyrje absolute e fondeve të cilat shfrytëzohen në zgjedhje, thone ne antikorrupsion.
Transaksionet financiare, harxhimet apo përdorim i parave për zgjedhje, do të duhet të shkojë nëpërmjet llogarisë bankare.
Kështu do të mundësohet mbikëqyrje absolute e fondeve të cilat shfrytëzohen në zgjedhje, thone ne antikorrupsion.
Kjo absolutisht jep mundësi që të shihet gjithçka që është paguar apo shfrytëzuar për fushatën zgjedhore. Nëse fondet nuk kalojnë nëpërmjet asaj llogarie, absolutisht se do të kontrollohet dhe sigurisht se do të veprohet nga ana e Komisionit shtetëror për Antikorrupsion për shfrytëzim të fondeve të paparalajmëruara, anonime dhe ilegale, theksoi Mirjana Dimovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Antikorrupsion.
Dimovska në intervistën e dhënë për Radion Europa e Lirë është shprehur se në 82 raste ka parandaluar punësimet parazgjedhjeve si fenomen më i zakontë në vend.
Organizatorët e zgjedhjeve nisen nga fakti se ky është ndikim më i lehtë i realizueshëm. Duke pasur parasysh se ne kemi një problem serioz me një numër të madh të papunëve në një shtet ku njeriun mund të prekësh në plan vital e ai është ekzistimi dhe punësimi atëherë me punësimin bëhet me të vërtetë një përfitim evident në periudhën e zgjedhjeve. Kemi pasur këtë dukuri edhe në 2008 e kemi edhe tani, shtoi Dimovska.
Sipas ligjit për realizimin dhe financimin e fushatave zgjedhore partitë politike 15 ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor janë të obliguara që përveç KSHZ me raport për të gjitha harxhimet e bëra, janë të obliguara ta njoftojnë edhe Komisionin Shtetëror të Antikorrupsionit.