U informova për gjitha problemet që e tangojnë këtë Komunë, me gjitha projektet që kanë përpiluar dhe që kanë filluar së realizuari.Nga Bajrami kuptova edhe për problemine kanalit si dhe problemet në ekonomi dhe arsim.Mendoj që ka nevojë në këtë vendë të investohet , theksoi, z.Alan Brajant Bergant.
Kryetari i Komunës së Haraçinës , z.Bastri Bajrami zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Maqedoni , z. Alan Brajant Bergant.Bajrami bëri një përshkrim të gjerë të situatës aktuale që po kalon Komuna e Haraçinës, të reformave që po kryhen me qëllim përmbushjen e standardeve integruese si dhe diskriminimin që po i bëhet nga Qeveria e Maqedonisë.
Bajrami përshendeti vizitën e Ambasadorit Slloven dhe shtoi: Faleminderojmë shumë për vizitën që bëri Ambasadorit Slloven, z. Alan Brajant Bergant me të cilin biseduam për situatën aktuale që po kalon Komuna e Haraçinës .
E informova për të gjitha projektet që kemi përpiluar deri më tani, por edhe me vështirësit që kemi në aplikimin e tyre pasiqë çdoher po hasim në vesh të shurdhër, diskutuam edhe mbi procesin e decentralizimit, si një mundësi për të fuqizuar kompetencat e komunave, si dhe problemin e kanalit që ca vite ishte bombë ekologjike për popullatën e Haraçinës, theksoi, Bajrami.
Ai më tej shtoi:Biseduam edhe për gjendjen ekonomike që në këtë vendë ka filluar të pëson përshkak të lojrave politike që bëhen, duke ditur që Haraçina njihet si një vend mjaftë i pasur me tokë bujqësore.Biseduam edhe për problemin në arsim, ku kemi nevojë edhe për ndërtimin e shkollave pasiqë nxënësit mësojnë në 3 ndërrime. Më premtoi se sëshpejti do të ndihmoj në ndërtimin e një çerdhe për fëmijë por edhe do të krijoj kushte për bashkpunim me komunat më të zhvilluara Sllovene.Kjo vizitë është mjaftë e frytshme pasiqë Ambasadori u njoftua me gjitha problmet dhe shpresojë se do të na ndihmojë.
Edhe Ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni z. Alan Brajant Bergant faleminderoi Bajramin për pritjen e ngrohtë dhe premtoi se me mundësitë e tija do të ndihmojë këtë Komunë.
U informova për gjitha problemet që e tangojnë këtë Komunë, me gjitha projektet që kanë përpiluar dhe që kanë filluar së realizuari.Nga Bajrami kuptova edhe për problemine kanalit si dhe problemet në ekonomi dhe arsim.Mendoj që ka nevojë në këtë vendë të investohet , theksoi, z.Alan Brajant Bergant.