Ulje më e vogël e numrit të punësuarve në periudhën prill-qershor të vitit 2010 ka në sektorin bujqësor, dhe atë prej 0,9 për qind në nivel të tërë BE-së dhe nga 0,4 për qind në kuadër të eurozonës.
Punësimi në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe në shtetet të cilat e përdorin euron si valutë kombëtare, mbeti pothuaj i pandryshuar në tremujorin e dytë të vitit 2010, duke shënuar vetëm ulje të vogël në nivel vjetor prej 0,6 për qind.
Ulje më e vogël e numrit të punësuarve në periudhën prill-qershor të vitit 2010 ka në sektorin bujqësor, dhe atë prej 0,9 për qind në nivel të tërë BE-së dhe nga 0,4 për qind në kuadër të eurozonës.
Pas bujqësisë, ulje më e madhe e punësimit ka në prodhimtarinë industriale - prej 0,5 për qind në BE dhe 0,3 për qind në eurozonë, si dhe në ndërimtari - 0,3 në kuadër të BE-së dhe 0,4 në zonën e euros.
Sipas të dhënave të Agjencisë për statistika pranë BE-së, Eurostat, në tremujorin e parë të vitit 2010 në Bashkimin Evropian ka pasur 220,7 milionë të papunësuar, prej të cilëve 144,3 milionë kanë qenë në vendet e eurozonës.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, papunësia në kuadër të BE-së u zvogëlua për 0,2 për qind, ndërsa në vendet e eurozonës ajo mbeti e pandryshuar.