Rrjetet operatore virtuale celulare funksionojnë në më shumë vende midis të cilave është edhe Gjermania, Holanda, Franca, Danimarka, Britania e Madhe, Finlanda, Belgjika, Portugalia, Australia dhe SHBA-ja.
Është e hapur mundësia për vendosje të rrjetit operator virtual celular në tregun telekomunikues të Maqedonisë, informoi sot në konferencën për shtyp ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve gjatë ditës do të dërgojë thirrje deri te të gjithë operatorët celularë në shtetet e huaja, si dhe shkresë deri te gazetat ndërkommbëtare që të shpallen në ftesën për punën e tregut të Maqedonisë si opertor virtual celular. Me vendosjen e mundësisë çdo kompani e interesuar mund t'i shfrytëzojë shërbimet nga operatorët veçmë ekzistues. Kjo do të thotë se nuk duhet të ndërtojë rrjet personal, por do të punojë me inkuadrimin e rrjetit veçmë të vendosur me firmosje të marrëveshjes për qasje dhe shfrytëzim të resurseve rrjetore, si dhe marrëveshje për interkonekcion me rrjetet operaatore ekzistuese celulare.
Ministri Janakieski shpjegoi se operatori virtual mund të nxjerrë SIM-kartela të saj, të posedojë kod rrjetor celular personal, qendër celulare komutacione, të firmosë marrëveshje për shfrytëzim të roamingut internacional për parapaguesit e vet, të menaxhojë me një sërë numrash të ndarë, si dhe të sigurojë shërbime të cilat do të shiten nën brendin e vet personal.
"Me vendosjen e rrjetit operator virtual celular pritet shfrytëzim më i madh i kapaciteteve rrjetore që duhet të rezultojë me ulje të shpenzimeve për ofrim tl shërbimit për njësi prodhimi nga operatorët", th Janakieski.
Sipas tij, punën e një operatori të këtillë do të kontribuojë pët shërbime të reja marketingu, stimulim shtesë i investimeve të huaja dhe vendore dhe mundësi për hyrje në operatorët e huaj rrjetorë.
Rrjetet operatore virtuale celulare funksionojnë në më shumë vende midis të cilave është edhe Gjermania, Holanda, Franca, Danimarka, Britania e Madhe, Finlanda, Belgjika, Portugalia, Australia dhe SHBA-ja.
Analizat e Agjencisë për komunikime elektronike tregojnë mundësi për punë në tregun telekomunikues të modeleve të ndryshme të operatorit virtual celular, gjegjësisht, themelor, i tërësishëm dhe pjesërishëm.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve paralajmëroi se hap i ardhshëm që do ta ndërmerr Agjencia për komunikime elektronike për përmirësim të gjendjeve në tregun telekomunikues do të jetë ulja e çmimit të SMS, që pret të ndodh më së voni deri në fund të këtij viti. Përfundimisht me këtë aktivitet Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do t'i rrumbullakësojë aktivitetet e parapara për përmirësim dhe modernizim të gjendjeve në komunikimet elektronike për këtë vit.