Shqiptarët Majlinda (Mirela Naska) dhe Niku (Jozef Shiroka) e kanë Italinë në mendje. Çifti serb, Vera (Jelena Trkulja) dhe Marko (Nebojsha Milovanoviq) e gjejnë veten në Hungari, pasi që Marko, çelist, synon të prezantohet në një audicion për tu bërë pjesë e një orkestre ndërkombëtare.
Kur një film mban epitetin bashkëproduksioni i parë shqiptaro-serb, siç është rasti me Muajin e mjaltit, atëherë mund të presësh që ai ta meritojë mbiemrin i guximshëm dhe këtë gjë e ka merituar ky film. Mirëpo, guximi nuk është edhe aq subjekt i këtij filmi. Ai është i nënkuptueshëm: çfarë tjetër do të mund të trajtonte ky film, përpos ndasive etnike dhe tensioneve? Gjëja e guximshme është se si regjisori i këtij filmi, serbi Goran Paskaleviq, dhe skenaristi nga Shqipëria, Genc Përmeti, e kanë përfunduar filmin Muaji i mjaltit, nuk ka as përfundim të lumtur dhe as tragjik.
Është njësoj si gjendja kaotike në të cilën vazhdimisht është e zhytur ajo pjesë e botës.
Muaji i mjaltit trajton fatin e dy çifteve - njërit serb dhe tjetrit shqiptar - të cilët mundohen të ikin në njëfarë mënyre. Në film çiftet nuk takohen kurrë (Paskaleviq ka thënë se çiftet nuk ishin takuar kurrë as prapa skenës deri në Festivalin e Filmit në Venecie, më 2009 kur filmi u dha premierë jashtë konkurrencës), mirëpo ata kanë shumëçka të përbashkët, posaçërisht prirjen për të hasur në njerëz që synojnë tu mohojnë kënaqësitë e vogla të dashurisë dhe shpresës. (Nëse ka diçka tepër, atëherë mund të themi se në film ka mbase pak si shumë paralelizëm).
Shqiptarët Majlinda (Mirela Naska) dhe Niku (Jozef Shiroka) e kanë Italinë në mendje. Çifti serb, Vera (Jelena Trkulja) dhe Marko (Nebojsha Milovanoviq) e gjejnë veten në Hungari, pasi që Marko, çelist, synon të prezantohet në një audicion për tu bërë pjesë e një orkestre ndërkombëtare.
Paskaleviq e fillon rrëfimin me të dy çiftet në dasmat e njerëzve të tjerë. Ai i rrethon ata me të afërm të çuditshëm dhe shumë humor. (Niku dhe familja e tij mbesin të ngujuar në ashensor. Rryma vjen për pesë minuta, u thotë dikush atyre. Dy orë më së shumti, shton i njëjti). Mirëpo gëzimi dhe të qeshurat në këtë rajon nuk janë ende të pranishme: gjeneratat e armiqësisë dhe mosbesimit sundojnë ende.
Muaji i mjaltit ka pasur një premierë solemne në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York, javën që shkoi. Regjisori Paskaleviq bashkë me skenaristin Përmeti dhe aktoren e njohur që luan në këtë film, Mira Banjac, kanë qenë të pranishëm në këtë projeksion. Filmi deri tani ka rrëmbyer disa çmime. Në Muaji i mjaltit luan edhe aktori kosovar, Çun Lajçi.
Revista e specializuar për art dhe film, Time Out filmin Muaji i mjaltit ia propozon publikut amerikan. Atë e ka vlerësuar me katër yje nga pesë të mundshmit, bashkë me konstatimin se ky film është një thirrje nga zemra dhe se kjo vepër është një kundërgoditje dallimit të thellë midis serbëve dhe shqiptarëve.