E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryebashkiaku Rama u shpreh në inaugurimin qendrës multimediale, se "prej vitesh kemi punuar për të ndërtuar këtë hapësirë, e cila është hapësira e fëmijëve të talentuar për të marrë kurse pa asnjë pagesë në muzikë, në arte pamore, në balet, si dhe për të qenë pranë librit, për t'u prezantuar me librat e rinj dhe për të ndërtuar aktivitetet e tyre".
Ish-Kinema









Gjergji Mima

- Ish-kinema 'Dajti' në kryeqytet tashmë do të jetë një qendër multimediale për të rinjtë. Sipas një projekti të financuar nga Bashkia e Tiranës, qendra e
quajtur "Ten" do të ketë si qëllim rigjallërimin e aktiviteteve
kulturore për të rinjtë.

Kryebashkiaku Rama u shpreh në inaugurimin qendrës multimediale,
se "prej vitesh kemi punuar për të ndërtuar këtë hapësirë, e cila
është hapësira e fëmijëve të talentuar për të marrë kurse pa asnjë
pagesë në muzikë, në arte pamore, në balet, si dhe për të qenë pranë
librit, për t'u prezantuar me librat e rinj dhe për të ndërtuar
aktivitetet e tyre".

Qendra multimediale "Ten" përmban një sallë qëndrore për filma
prej 130 vendesh, laborator kreativ për fëmijët, bibliotekë, dhoma
muzikore, sallën e pikturës dhe një galeri arti. Të rinjtë e
kryeqytetit mund të kalojnë kohën e lirë në një rrjet komunikimi mes
tyre.

Sipas Bashkisë së Tiranës, teknologjia ka zënë një vend të rëndësishëm
në jetën e përditshme të qytetarëve, sidomos tek të rinjtë, të cilët
kanë një rol pasiv ndaj mjeteve të komunikimit si televizori,
kompjuteri, etj. Pikërisht një qendër e tillë multimediale është një
nga ato hapësira, të cilat u japin mundësi të rinjve për të
transformuar këto mjete komunikimi në instrumente të rritjes
edukative, forcimit të dialogut ndërinstitucional, promovimit të
shkëmbimeve kulturore, duke u ofruar atyre aftësinë e të gjykuarit,
duke i bërë pjesëmarrës në procesin e tyre formues, por edhe mundësinë
për t’u edukuar si individë.

Qëndra multimediale “Ten" është projekti i parë i këtij lloji që do të
synojë rigjallërimin e aktivitetit kulturor, artistik dhe rekreativ në
kryeqytet, duke plotësuar kështu nevojat, dëshirat dhe ambiciet
artistike e krijuese të grupmoshave të reja

Publikuar: 16.09.2010 | 15:08
Lexuar: 561 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime