E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Krahasimi i çmimeve, përfitimi dhe fuqia blerëse në 73 qytete të mëdha në botë në periudhën mes marsit të 2009 dhe qershorit të këtij viti ka treguar se në rang listën e metropeleve më të shtrenjta pasojnë Cyrihu, Gjeneva, Tokio, Kopenhaga dhe Stokholmi.
New York-u, qyeti mė i shtrejntė nė botė












- Nju-Jorku edhe mëtej e mban primatin e qytetit më të shtrenjtë në botë, por nëse merren shpenzimet për qira, vendin e parë e zë kryeqendra norvegjeze Oslo, ku çmimet janë 35,4 për qind më të larta nga mesataret në botë, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i bankës zvicerane UBS.

Krahasimi i çmimeve, përfitimi dhe fuqia blerëse në 73 qytete të mëdha në botë në periudhën mes marsit të 2009 dhe qershorit të këtij viti ka treguar se në rang listën e metropeleve më të shtrenjta pasojnë Cyrihu, Gjeneva, Tokio, Kopenhaga dhe Stokholmi.

Londra ndodhet në vendin e 10-të, Parisi në të 14-in dhe Los Anxhelos në vendin e 17-të. Moska e cila llogaritet si qytet i shtrenjtë në këtë listë ndodhet madje në vendin e 44-të.

Shpenzime më të vogla për jetesë kanë Bukureshti, Manila dhe Mumbai. Befasuese është se Kuala Lumpuri, kryeqyteti i Malajzisë dhe qendra e saj financiare, gjithashtu ndodhet mes pesë qyteteve, të cilat janë në pjesën e poshtme të listës.
New York-u, qyeti më i shtrejntë në botë

Rangimi është kryer sipas çmimeve të shportës nga 122 produkte dhe shërbime, të cilat janë standarde për Evropën Perëndimore, me ç'rast Nju-Jorku ka shërbyer si bazë për krahasim. "Mes produkteve kanë qenë librat, qumështi, kompjuterët, cigaret dhe "big-mek"-ët.

Sipas madhësisë së rrogave, në vend të parë ndodhet Cyrihu, ndërsa pastaj pasojnë Gjeneva dhe Nju-Jorku, ndërsa përfitim më të ulët në botë kanë qytetarët e Xhakartës, Manilës dhe Mumbait.

Fuqi më e madhe shpenzuese e popullatës është kofirmuar në Cyrih, Sidnei, Majami dhe Los Axhelos, ndërsa më e vogla në Xhakarta, Najrobi dhe Manila.

Publikuar: 16.09.2010 | 16:16
Lexuar: 783 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime