Kam bërë vija në Bibël në dhomën time. Kam pasur disa miq me varësi nga heroina. Unë asnjëherë nuk kam marrë më herët heroinë, asnjëherë nuk e kam provuar më herët, dhe as që e kam e shikuar sa herë që ka pasur në dhomë. Jam e tmerruar nga heroina.
Lady Gaga pranon të jetë qenë aq e dhënë pas kokainës, sa që ka bërë vija në bibël. Krijuesja e hitit Poker Face tha që ka pasur problem të rëndë me drogën gjatë kohës si adoleshente në New York.
Kam qenë aq e droguar saqë nuk kam mundur të shoh as fundin ku jam duke shkelur, tha ajo.
Kam bërë vija në Bibël në dhomën time. Kam pasur disa miq me varësi nga heroina. Unë asnjëherë nuk kam marrë më herët heroinë, asnjëherë nuk e kam provuar më herët, dhe as që e kam e shikuar sa herë që ka pasur në dhomë. Jam e tmerruar nga heroina.
Gaga kohët e fundit ka pranuar që akoma është një përdoruese e herëpashershme e kokainës.
Nuk do të gënjej, është me raste. Dhe kur them me raste, nënkuptoj disa herë gjatë tërë vitit, tha ajo.
Nuk dua që fansat e mi të imitojnë këtë gjë apo të jenë të tillë. Nuk dëshiroj që fansat e mi të mendojnë që duhen të jenë të tillë për të qenë të mëdhenj. Ajo gjë i përket të kaluarës sime. Ka qenë një pikë e ulët që ka çuar në fatkeqësi. Kam qenë e trazuar emocionalisht dhe kam kaluar shumë gjëra. Kam prekur fundin dhe ka qenë e mjaftueshme për të dërguar një person përtej kufirit. Nëna ime e ka ditur të vërtetën mbi atë ditë, dhe ka bërtitur aq shumë në anë tjetër të telefonit, saqë kurrë nuk do ta harroj, tha ajo.
Kam qarë. I kam thënë që kam menduar që jeta ime ka përfunduar dhe nuk kam më shpresë dhe kam punuar aq shumë dhe e kam ditur që kam qenë e mirë. Çka do të bëj tash? Ajo u përgjigj, Do të lë të qash edhe disa orë. Dhe pas disa orësh, nuk do të qash më, do të përmbledhësh veten, do të kthehesh në New York, dhe do të bësh gjithçka për të arritur sukses, përfundon Gaga.