E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pala mbrojtëse në ankesën e saj ndaj vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, kishte kërkuar që në bazë të fakteve dhe dëshmive të reja, ky institucion gjyqësorë të vendosë për kthimin e lëndës në rigjykim dhe të sjell vendim me të cilin do të linte të mbrohen në liri Zenel Klaiqi dhe gjashtë të dënuarit tjerë deri në rigjykim.
Gjykata e Apelit ka liruar edhe gjashtė tė dėnuarit e Sopotit









Gjykata e Apelit sot ka liruar edhe gjashtë të dënuarit e Sopotit të cilët janë akuzuar për vendosjen një mine në Sopot.

YllPress.com mësoi se Gjykata e Apelit ka vendosur sot që rasti i Sopotit të kthehet në rigjykim, ndërsa deri atëherë Zenel Klaiqi dhe gjashtë bashkëfshatarët e tij të mbrohen në liri - në arrest shtëpiak.

Vendimin Gjykata e Apelit do ta bëjë publik nesër, ndërsa nga dita e neserme hyn në fuqi edhe vendimi.

Pala mbrojtëse në ankesën e saj ndaj vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, kishte kërkuar që në bazë të fakteve dhe dëshmive të reja, ky institucion gjyqësorë të vendosë për kthimin e lëndës në rigjykim dhe të sjell vendim me të cilin do të linte të mbrohen në liri Zenel Klaiqi dhe gjashtë të dënuarit tjerë deri në rigjykim.

Nga dita e nesërme Zenel Klaiqi dhe gjashtë banorët tjerë të Sopotit, do t’ju bashkohen, katër bashkëfshatarëve të tyre të akuzuar për këtë rast po mbrohen në liri. Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi dhe Shaban Limani. Të gjithë do të presin një rigjykim për rastin e shpërthimit të një mjeti shpërthyes në këtë fshat nga e cila humbën jetën dy ushtarë të NATO-së dhe një civil.

Publikuar: 16.09.2010 | 19:00
Lexuar: 618 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime