Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave Zoran Stavrevski, shkalla e rritjes prej 3,5 për qind është reale dhe optimale dhe mbështetet në rritjen që e realizon ekonomia evropiane si faktor kyç për rritje të ekonomisë së Maqedonisë.
Ministria e Financave i filloi përgatitjet për buxhetin për vitin e ardhshëm. Sipas projeksioneve pritet që rritja e BPV-së të jetë 3,5 për qind, inflacioni të lëvizë midis 2 dhe 2,5 për qind, ndërsa deficiti të jetë në nivel prej 2,5 për qind nga BPV-ja.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave Zoran Stavrevski, shkalla e rritjes prej 3,5 për qind është reale dhe optimale dhe mbështetet në rritjen që e realizon ekonomia evropiane si faktor kyç për rritje të ekonomisë së Maqedonisë.
"Mendoj se ky skenar është optimal dhe real. Në një skenar optimist kemi shqyrtuar edhe skenar në të cilin BPV-ja do të rritej 4 për qind, ndërsa në pesimisten dikund në 3 për qind, kështu që menduam se është reale skenari për rritje prej 3,5 për qind duke pasur parasysh informatat e fundit për atë se çka ndodh në ekonominë evropiane", deklaroi ministri i Financave.
Ai shtoi se lidhur me rritjen për këtë vit, në pajtim me indikatorët ka mundësi të mirë të realizohet rritja e planifikuar prej 2 për qind.
"Për këtë vit ekonomia e Maqedonisë në gjysmën e dytë dhe sipas indikatorëve të fundit për lëvizje të prodhimtarisë industriale dhe sipas ndodhive në buxhet ku të ardhurat janë gjithnjë e më të mira dhe do të duhet të realizohet rritje më e mirë se sa që kishte në fillim të vitit. Në tërësi erdhëm deri në rritje që është paraparë prej 2 për qind. Si edhe çdo projeksion ekzistojnë rreziqe për poshtë dhe lart mund të jetë më keq se sa kjo, por mund të jetë edhe më mirë nga kjo", theksoi Stavrevski.
Në afat të mesëm në vitin 2012 dhe 2013, siç njoftoi ministri, BPV-ja e Maqedonisë pritet t'i arrijë shkallët e rritjes prej pesë dhe mbi pesë për qind. Për deficitin e planifikuar buxhetor theksoi se ai është në nivel prej 2,5 për qind, kryesisht për shkak se janë planifikuar investime të rritura posaçërisht në infrastrukturën transportuese, ndërsa në vitin 2012 edhe mëtej ai do të sillet në 2 për qind.
Ai njoftoi se buxheti për vitin 2011 do të jetë përafërsisht në nivelin nga ky vit është rritur për atë rritje reale të ekonomisë, respektivisht BPV-së.
"Nuk do të ketë ndonjë rritje të rëndësishme në shumë absolute, ndërsa në shumë relative do të qëndrojmë në këtë nivel", tha ministri Zoran Stavrevski.