Stihia e zjarrit mbrëmë tërësisht shkatërroi disa qytete më të vogla në veri të Melburnit dhe rrethinë. Autoritetet njoftuan se ekipet e shpëtimit nga vendet e përfshira me zjarrin kanë nxjerrë 65 trupa, por numri i viktimave do të mund të jetë më i madh për shkak se shpëtuesit akoma i kërkojnë objektet e përfshira nga zjarri. Në spital janë pranuar më shumë se 20 persona me djegie të rënda.
Të paktën 84 njerëz e humbën jetën, ndërsa janë shkatërruar mbi 700 shtëpi dhe vendbanime të tëra në zjarret më vdekjeprurëse në Australi, kumtoi policia.
Stihia e zjarrit mbrëmë tërësisht shkatërroi disa qytete më të vogla në veri të Melburnit dhe rrethinë. Autoritetet njoftuan se ekipet e shpëtimit nga vendet e përfshira me zjarrin kanë nxjerrë 65 trupa, por numri i viktimave do të mund të jetë më i madh për shkak se shpëtuesit akoma i kërkojnë objektet e përfshira nga zjarri. Në spital janë pranuar më shumë se 20 persona me djegie të rënda.
Sipas të dhënave të autoriteteve, të gjitha viktimat që kanë pësuar janë nga qytetet më të vogla në veri të Melburnit. Disa prej tyre e kanë humbur jetën derisa kanë tentuar me automobil të ikin nga zjarri.
Zjarret, të cilat dje e kanë përfshirë juglindjen e vendit, edhe më tej tërbojnë, ndërsa për zgjerimin e tyre kontribojnë edhe temperatura rekord të larta, çfarë nuk janë vërejtur në 100 vitet e fundit, si dhe era e fuqishme.
Qeveria në Kambera i urdhëroi ushtrisë të jetë në gjendje gatishmërie dhe të sigurojë fonde për ndihmë të rajoneve të goditura.
Në shtetet Viktoria dhe Uelsi i Ri Jugor ka më shumë se 40 zjarre, në shuarjen e të cilit marrin pjesë mijëra zjarrfikës dhe aeroplanë me bomba të ujit.
Zjarrfikësit kumtuan se në Viktori janë djegur 640 shtëpi.
Në lindje të Melburnit, temperatura dje arriti pothuaj 50 gradë celsius, ndërsa në zjarrin e madh janë djegur 3.000 hektarë nga parku nacional.
Zjarre sot edhe më tej ka në rreth 2.000 metra katrorë në veri të Melburnit, ndërsa disa qytete edhe më tej janë rrezikuar.
Kryeministri i shtetit Viktori, Xhon Brambi paralajmëroi se zjarri do të tërbohet me ditë dhe se jashtë kontrollit ende ka edhe 26 zjarre.