Era dhe shiu i rrëmbyeshëm e penguan tensionin elektrik të pesë linjave në metronë e qytetit. Drunjtë e çrrënjosur i ndërprenë elektropërçuesit dhe i lanë pa energji elektrike banorët e Bruklinit, Stejtën Ajlend dhe Menheten. Është penguar edhe lëvizja e trenave të cilët e lidhin Nju-Jorkun dhe Long Ajlend.
Stuhi e fuqishme, në të cilën së paku një person humbi jetën, dje shkaktoi ndërprerje të rrjetit elektrik dhe i la dhjetëra mijëra njerëz në Nju-Jork pa energji elektrike, kumtuan autoritetet lokale.
Era dhe shiu i rrëmbyeshëm e penguan tensionin elektrik të pesë linjave në metronë e qytetit. Drunjtë e çrrënjosur i ndërprenë elektropërçuesit dhe i lanë pa energji elektrike banorët e Bruklinit, Stejtën Ajlend dhe Menheten. Është penguar edhe lëvizja e trenave të cilët e lidhin Nju-Jorkun dhe Long Ajlend.
Drunj të rrëzuar dhe kamionë të përmbysur i bllokuan pistat e aeroportit ndërkombëtar "Kenedi".
Meteorologët paralajmëruan për paraqitje të mundshme të tornados në rajonin e Nju-Jorkut.