E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Arsimit Nikolla Todorov, përsëri nuk dha një afat konkret se kur duhet do të përfundojë procesi i rishikimit të tyre. “Rishikimi i librave është duke u realizuar, kur të jetë gati do ta njoftojmë publikun, tani për tani nuk dua të jap informata lidhur me rrjedhën dhe rezultatet e procesit të rishikimit ”, tha Nikolla Todorov, ministër i Arsimit.
Todorov pa pėrgjigje pėr rishikimin e librave
Thuajse se një muaj nga fillimi i vitit shkollor procesi i rishikimit të librave për nxënësit e shkollove fillore dhe të mesme ende po zvarritet. Ndërkohë nxënësit vazhdojnë të përdorin librat e vjetër shumica e të cilave përmbajnë gabime trashanike.

Ministri i Arsimit Nikolla Todorov, përsëri nuk dha një afat konkret se kur duhet do të përfundojë procesi i rishikimit të tyre.
“Rishikimi i librave është duke u realizuar, kur të jetë gati do ta njoftojmë publikun, tani për tani nuk dua të jap informata lidhur me rrjedhën dhe rezultatet e procesit të rishikimit ”, tha Nikolla Todorov, ministër i Arsimit.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për rishikimin e të gjithë librave për shkollat fillore dhe të mesme erdhi pas zbulimit të gabimeve skandaloze në përmbajtjet e tyre. Skandali i pari ishte me librin “Shoqëria” për klasën e pestë, ku përveç gabimeve të shumta për shtetin e Kosovës e cila paraqitej ende si pjesë e Serbisë, kishte gabime edhe për historinë dhe kulturën maqedonase.

Gabimi i radhës ishte me librin e Gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme, ku ekzistonin të pavërteta lidhur me historinë e shqiptarëve në Maqedoni. Në të thuhej se vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe se kjo dyndje që akoma vazhdon, është e rrezikshme për Maqedoninë. Gjithashtu në këtë libër me përmbajtje skandaloze thuhej se ka fise shqiptare që kanë prejardhje maqedonase, turke apo edhe rome.

Libri i muzikës për klasën e 7 të, të cilin e bojkotuan arsimtarët e Gostivarit ishte po ashtu i evidentuar si skandal i rradhës. Kohë më parë edhe zv/kryeministri Abdilaqim Ademi deklaroi se të gjitha librat që nxisin urrejtje ndëretnike do të rishqyrtohen. Por se kur do të përfundojë ky proces që shkakoi reagime të shumta, ende nuk dihet. (Semra Jakupi )

Publikuar: 18.09.2010 | 21:51
Lexuar: 528 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime