"Lajm i mirë, sipas këtyre vlerësimeve, është se çdo ditë vdesin 12.000 fëmijë më pak se sa në vitin 1990", theksohet në kumtesën e UNICEF-it e lëshuar në prag të Samitit të liderëve botërorë të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork kushtuar qëllimeve mijëvjeçare të zhvillimit.
- Vdekshmëria e fëmijëve në botë në dy dekadat e fundit është zvogëluar për një të tretën, tregojnë vlerësimet më të reja të Fondit të Kombeve të Bashkuara për fëmijë (UNICEF).
Prej vitit 1990 deri në vitin 2000, numri i fëmijëve të cilët kanë vdekur deri në moshën pesë-vjeçare, është zvogëluar në nivel vjetor prej 12,4 milionë në 8,1 milionë. Globalisht, vdekshmëria në këtë periudhë është zvogëluar prej 89 në 60 promilë.
"Lajm i mirë, sipas këtyre vlerësimeve, është se çdo ditë vdesin 12.000 fëmijë më pak se sa në vitin 1990", theksohet në kumtesën e UNICEF-it e lëshuar në prag të Samitit të liderëve botërorë të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork kushtuar qëllimeve mijëvjeçare të zhvillimit.
Tragjedia e vdekjes, e cila ka mund të pengohej, edhe mëtej vazhdon, thuhet në kumtesë.
Momentalisht, çdo ditë në botë vdesin 22.000 fëmijë, prej të cilëve 70 për qind në vitin e parë të jetës. Koncentrim më të madh të vdekshmërisë së fëmijëve ka në Indi, Nigeri, Republikën Demokratike Kongo, Pakistan dhe Kinë.
UNICEF-i paralajmëron se edhe krahas tendencës së rënies së vdekshmërisë së fëmijëve në dekadën e fundit, kjo akoma nuk është e mjaftueshme për realizimin e qëllimeve mijëvjeçare të zhvillimit, edhe ajo deri në vitin 2015 të zvogëlohet për dy të tetat në krahasim me vitin 1990.