E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zilja e parë ka rënë të shtunën dhe pas hyrjes së fëmijëve në shkollë, ka qenë ambasadori serb në Tiranë, Mirolub Zariq ai që ka përshëndetur i pari serbët e vegjël. Pasi u ka uruar suksese ambasadori Zariq nuk ka ngurruar të japë edhe leksionin e parë, atë të mësimit të alfabetit.
Shkollė serbe nė rrethin e Fierit










- Në fshatin Rrethlibofshë prej vitit 1924 është vendosur një komunitet i gjerë serbësh, fëmijët e të cilëve dje ishin mbledhur përpara godinës ku që nga e shtuna do të mësojnë gjuhën amtare.

Ata kanë thënë se ndjekin shkollën 9-vjeçare dhe të mesme të bashkuar në Libofshë, ndërsa shumë prej tyre, entuziastë për hapjen e shkollës serbe janë shprehur se arsimin e lartë do ta vijojnë në Serbi. Madje, edhe punësimin shpresojnë ta realizojnë atje.

Zilja e parë ka rënë të shtunën dhe pas hyrjes së fëmijëve në shkollë, ka qenë ambasadori serb në Tiranë, Mirolub Zariq ai që ka përshëndetur i pari serbët e vegjël. Pasi u ka uruar suksese ambasadori Zariq nuk ka ngurruar të japë edhe leksionin e parë, atë të mësimit të alfabetit.

Në dërrasë ai ka shkruar shkronjën e parë të alfabetit, A. Duke qeshur Zariq e ka komentuar shkronjën e parë me shprehjen A, si Albania, ka raportuar gazeta Shekulli.

Bashkë me ambasadorin në këtë ditë të parë të shkollës serbe është prezantuar edhe stafi pedagogjik. Zoran Hajkoja është mësuesi i gjuhës serbe. Ai ka udhëtuar nga Shkodra për të dhënë mësim në Rrethlibofshë.

Hajkoja pohon se e ka vitin e tretë që jep mësim për gjuhën serbe. Mësuesi ka shpjeguar se do të përdorë një metodikë, e cila në Serbi përdoret nga të huajt. Sipas tij kjo metodikë është zgjedhur pasi "është metodika më e lehtë, ndërkohë që në të ardhmen programi do të jetë edhe më i avancuar".

Tek të gjitha bankat ndodheshin libra në gjuhën serbe. Me to janë pajisur pothuaj të gjithë nxënësit. Edhe në raftet e klasës, si dhe bazën materiale të vendosur në mure dallohen gërmat sllave.

Ndërkohë, asnjë nga titullarët e arsimit në rreth nuk ka qenë i pranishëm gjatë përurimit të kryer të shtunën në Rrethlibofshë. Vetëm kryetari i komunës, Nikolla Zaka, dhe drejtoresha e shkollës Libofshë kanë përshëndetur këtë nismë të komunitetit serb në zonë.

Duke thënë disa fjalë serbisht, kryekomunari ka përqafuar ambasadorin, i cili nga ana e tij tha se "Shqipëria që pretendon integrimin, duhet të regjistrojë shembuj të tillë, të respektimit të të drejtave të pakicave".

Publikuar: 19.09.2010 | 13:21
Lexuar: 619 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime