E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Burime të larta pranë partisë së Ahmetit kanë konfirmuar se kryeministri Nikolla Gruevski ka pranuar kërkesën e liderit të BDI-së Ahmeti që kjo çështje të zgjidhet përmes ligjit për interpretim autentik dhe tani pritet momenti se kur kjo çështje edhe zyrtarisht të kalojë në procedurë parlamentare
Merren vesh pėr Hagėn


Bekim MURATI

Partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) janë marrë vesh që përfundimisht rastet e Hagës të mbyllen. Burime të larta pranë partisë së Ahmetit për gazetën “Koha e Re” kanë konfirmuar se kryeministri Nikolla Gruevski ka pranuar kërkesën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që kjo çështje të zgjidhet përmes ligjit për interpretim autentik dhe tani pritet momenti se kur kjo çështje edhe zyrtarisht të kalojë në procedurë parlamentare.

Kjo çështje një kohë të gjatë ka mbajtur të ngrira raportet midis partnerëve të koalicionit. Sipas të njëjtave burime, madje partia e Ahmetit ligjin për interpretim autentik në Parlament duhet ta dorëzojë deri në fund të shtatorit, ku edhe pritet mbyllja përfundimtare e kësaj çështjeje. Sipas të njëjtave burime, përveç deputetëve të koalicionit qeveritar, ky ligj do të mbështetet edhe nga disa parti më të vogla parlamentare të cilat janë shprehur se do ta mbështesin të njëjtën në mënyrë korrekte ku kësaj radhe edhe nga opozita maqedonase e cila në mënyrë të heshtur do ta pranojë ligjin duke mos u munduar që përmes kësaj çështjeje të fitojë pikë politike.

“Edhe përkundër mohimeve në partinë e Gruevskit të cilët nuk pranojnë se partnerët e koalicionit kanë arritur marrëveshje dhe se i njëjti është shqyrtuar në VMRO-DPMNE, ligji në mënyrë të drejtpërdrejtë është shqyrtuar nga kryeministri Gruevski, ndërsa në bisedimet qeveritare në mënyrë të drejtpërdrejtë ka qenë i kyçur shefi i tij i kabinetit dhe njëherësh sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Martin Protuger, ndërsa në emër të BDI-së bisedimet i ka zhvilluar zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi”, thonë burime të larta partiake. Madje, në partinë e Ahmetit thonë se në mënyrë permanente gjatë gjithë kohës janë në konsultime me faktorin ndërkombëtarë i cili është i interesuar që kjo çështje përfundimisht të mbyllet.

Lidhur me rastet e Hagës, Ahmeti ka thënë se kjo ka të bëjë me një dimension politik dhe vendimi për amnistinë është marrë në një shtëpi që quhet e shenjtë. "Në Parlamentin e Maqedonisë është votuar ligji për amnisti, ajo vlen për të gjitha palët. Do të ishte një situatë tjetër sikur në atë kohë të kishte ekzistuar shteti i së drejtës të kishte ngritur procedurë për 6 shqiptarët e zhdukur, vrasjen 9 fëmijëve, 10-12 të vrarë në fshatrat e Tetovës, janë pushkatuar para kamerave babë e bir afër stadiumit…", ka thënë ditë më parë Ahmeti.

"Lëndët janë kthyer, por nuk janë hapur e as do të hapen, atëherë duhet të respektohet ligji të cilin e sjell Republika e Maqedonisë dhe në fund i kisha lutur gazetarët që të mbyllen këto plagë e të mos hapen, pasi plagët e vjetra kur hapen, dhëmbin më shumë se plagët e reja", ka sugjeruar Ahmeti. Madje partitë shqiptare kërcënuan me faktin se nëse nuk mbyllen këto raste atëherë duhet të hapen edhe ato ku kanë qenë të dëmtuar shqiptarët, siç është rasti me Sllupçanin, Porojin, të zhdukurit shqiptarë vrasja babë e birë në Drenovec etj. Me ligjin për interpretim autentik do të precizohet se me ligjin për amnisti të vitit 2001përfshihen të gjitha veprat që kanë të bëjnë me konfliktin e vitit 2001, ndërsa do të ndërpriten të gjitha procedurat hetimore edhe për rastet tjera siç janë rasti i Pendës së Likovës dhe udhëheqësia e ish-UÇK-së. Për rastet e Hagës akuzohen 23 persona në mesin e të cilëve edhe deputeti i BDI-së, Hysen Xhemaili.

Bisedimet Ademi e Protuger

“Edhe përkundër mohimeve në partinë e Gruevskit të cilët nuk pranojnë se partnerët e koalicionit kanë arritur marrëveshje dhe se i njëjti është shqyrtuar në VMRO-DPMNE, ligji në mënyrë të drejtpërdrejtë është shqyrtuar nga kryeministri Gruevski, ndërsa në bisedimet qeveritare në mënyrë të drejtpërdrejtë ka qenë i kyçur shefi i tij i kabinetit dhe njëherësh sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Martin Protuger, ndërsa në emër të BDI-së bisedimet i ka zhvilluar zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi”, thonë burime të larta partiake.

Publikuar: 19.09.2010 | 14:40
Lexuar: 488 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime