Qytetarët e anketuar thonë se kjo nismë e qytetit të Shkupit është e qëlluar, sepse dëshmon se ky qytet është plotë me harmoni dhe dashuri.
Shkëlqyeshëm, kjo është punë e mençur. Ky manifestim i lidhë të gjithë qytetarët e ndershëm. Kuptohet se çdokund ka mangësi, por mbi 80 për qind të njerëzve janë të kënaqur.
Kjo atmosferë në mëngjesin e parë të organizuar nga Qyteti i Shkupit me moton Mëngjesi 2010, dëshmon se populli në Maqedoni jeton në varfëri.
Njerëzit përveç që hanin mëngjes i mbushnin edhe qeset plastike për ti marrë në shtëpitë e tyre, ndërsa në mëngjesin e parë kolektiv në Shkup ishin mbledhur më tepër se 2000 veta.
Qytetarët e anketuar thonë se kjo nismë e qytetit të Shkupit është e qëlluar, sepse dëshmon se ky qytet është plotë me harmoni dhe dashuri.
Shkëlqyeshëm, kjo është punë e mençur. Ky manifestim i lidhë të gjithë qytetarët e ndershëm. Kuptohet se çdokund ka mangësi, por mbi 80 për qind të njerëzve janë të kënaqur.
Shkëlqyeshëm është, do tu rekomandoja që kjo nismë të jetë tradicionale edhe në qytetet e tjera të Maqedonisë, e jo vetëm në Shkup.
Kjo është mirë, duhet të bëhet traditë, por duhet të ketë pak më tepër rend dhe do të jetë shumë mirë, sepse këtu të gjithë shoqërohemi.
Kryetari i Shkupit Koce Trajanovskit, duke u drejtuar njerëzve në tre gjuhë, maqedonisht, anglisht dhe shqip, theksoi se ky manifestim në kryeqendër do të bëhet tradicional.
Nuk është patjetër e thënë të organizohet në vend më të gjerë, mund të zgjerojmë tavolinat edhe drejt sheshit dhe sheshit të ri të cilin do ta ndërtojmë, deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
Për sigurimin e prodhimeve ushqimore dhe lëngjeve për këtë mëngjes të përbashkët, qyteti i Shkupit nuk ka shpenzuar asnjë denarë, sepse ato ishin donacion nga disa super-markete dhe kompani ushqimore të vendit.
Nevzat Mamuti