E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lëvizja "ZGJOHU!", siç thuhet në kumtesë, vlerëson se jokomentimi nga ana e Jankulloskës në këtë deklaratë të kolegut të saj serb, paraqet miratimin e agresionit verbal të Daçiqit ndaj Republikës së Kosovës, shtet fqinj, të cilin Maqedonia e ka pranuar dhe me të cilën ka vendosur marrëdhënie diplomatike.








Lëvizja qytetare "ZGJOHU!" ashpër e dënon deklaratën e ministrit serb të Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, i cili gjatë takimit me kolegen e tij nga Maqedonia Gordana Jankuloska deklaroi se Republikën e Kosovës e llogarit si pjesë përbërëse të Serbisë.

Lëvizja "ZGJOHU!", siç thuhet në kumtesë, vlerëson se jokomentimi nga ana e Jankulloskës në këtë deklaratë të kolegut të saj serb, paraqet miratimin e agresionit verbal të Daçiqit ndaj Republikës së Kosovës, shtet fqinj, të cilin Maqedonia e ka pranuar dhe me të cilën ka vendosur marrëdhënie diplomatike.

"Lëvizja 'ZGJOHU!' i përkujton të gjithë ata që ende janë në mëdyshje me realitetin e ri në Ballkanin Perëndimor se pavarësia e Republikës së Kosovës është e pandryshueshme, e përkrahur nga të gjithë shqiptarët kudo që të jenë dhe e konfirmuar nga ana e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe e njohur nga shumica dërmuese e demokracive botërore", thuhet në kumtesën e lëvizjes "ZGJOHU!".

Lidhur me temën e bisedimeve mes dy ministrave rreth lëvizjes së lirë të qytetarëve me me letërnjoftime në vendkalimet kufitare mes Serbisë dhe Maqedonisë, "ZGJOHU!" vlerëson se prioritet i Maqedonisë është vendosja sa më e shpejtë e marrëveshjeve të tilla me Shqipërinë dhe Kosovën për shkak të përparësive, duke përfshirë lidhjet familjare mes shqiptarëve në rajon, këmbimit tregtar me këto vende, si dhe përparësisë së shfrytëzimit të portit shqiptar në Durrës dhe atë kosovar në Shengjin përmes autostradës së Kombit, si dhe shumë përparësi tjera.

Publikuar: 19.09.2010 | 17:31
Lexuar: 260 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
ilir almeta (25/09/2010 19:32:10) Vertet nuk eshte nje gje qe i shikojme per here te pare dekleratat sllavo-serbomaqedonse.Atyre po u rreshqet toka neper kembe dhe nuk dine sec thone.Kjo nuk eshte e mire per nje shtet qe ka njohur kosoven sic eshte FYROM. Sepse mua FYROM me pelqen ti therras se ne fund te fundit ato jane pa identitet. Ata nuk dine ku i kane rrenjet se MAQEDONAS NUK JANE por mbeturina serbo-bullgare.Ato jane pa identitet e jo shqiptaret por nje fjale e urte e jona thote: QENTE LE TE LEHIN KARVANI TE HECE PERPARA. Mos u merzisni se cfare thone ato njerez qe jane ne kerkim te emrit te tyre se nuk mund te flasin per prejardhjen shqiptarit.Do te doja tua thoja nga afer por une nuk e di gjuhen e tyre dhe nuk me intereson ajo gjuhe kurse ju vllezer qe ndodheni atje u thoni: UNE JAM SHQIPTARE KAM GJUHE KAM HISTORI JAM NIP I PELLAZGEVE, I ILIREVE, I SKENDERBEUT kurse ti po kerkon emer sot ne vitin 2010.....je askushi sot

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime