Faltorja Shqiptare ofron edhe shërbimin e ceremonisë së fejesës apo të martesës për bujarët e Faltores.
Njerëzit e të dy të fejuarve apo të martuarve marrin pjesë në ceremoni.
Faltorja shqiptare
Faltorja Shqiptare ofron edhe shërbimin e ceremonisë së fejesës apo të martesës për bujarët e Faltores.
Njerëzit e të dy të fejuarve apo të martuarve marrin pjesë në ceremoni.
Gjatë kohës së ndërrimit të unazave që secili nga bashkëshortët ia vendos partnerit, bujar i ngarkuar i faltores thotë këto lutje:
Hapja:
Zot i math e i vërtetë!
emri yt qofti lëvduar,
të qofshim falë për jetë,
mos qofshim teje mërguar
Falna, Zot, i math ne njerëzinë,
Edhe të mirat e dashurinë,
Vëllazërinë, zemrën e qëruar,
Mëndjenë pa faj, shpirt të uruar,
Bëna të drejtë në këtë jetë,
Turte të mirë dhe të vërtetë. (Naim Frashëri)
Pas ndërrimit të unazave, të fejuarit thonë këtë lutje:
Dhëndëri:
Mëshirë o Zot, mos ki për mua
Në sjam i ndershëm të rroj nuk dua. (Pano Taçi)
Nusja:
Mëshirë o Zot, mos ki për mua
Në sjam e ndershme të rroj nuk dua. (Pano Taçi)
Të dy bashkë thonë lutjen:
Falna Zot i math! uratë,
Të mos bijem në mëkatë!
Me vëllazëri të shkojmë,
Jetënë ta trashëgojmë.
Nga çdo mënxyrë shpëtona,
Udhën e drejtë tregona.
Mos na lërë kurrë shkretë!
Zot i math e i vërtetë! (Naim Frashëri)
Vijon Bujari i Faltores:
Dhe timtë, të pastër si nag vere vesojnë
Të valët lot rrjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall. (Gonxhe Bojaxhiu)
Fëmijë nga dy familjet recitojnë (ose këndojnë):
O ju, o krushqit tanë,
krushqia na qoftë e mbarë,
bukë e ëmbël e pandarë,
dalçi me faqe të bardhë!
Bujari i Madh i Faltores qeras çiftin dhe u dhuron lutjen e Profetit Naim Frashëri në një kornizë e cila përmban këto elementë: ngjyrën lejla, logon e Faltores, foton e Naimit dhe datën e martesës me emrat përkatës.
Zot i math e i vërtetë!
emri yt qofti lëvduar,
të qofshim falë për jetë,
mos qofshim teje mërguar
Falna, Zot, i math ne njerëzinë,
Edhe të mirat e dashurinë,
Vëllazërinë, zemrën e qëruar,
Mëndjenë pa faj, shpirt të uruar,
Bëna të drejtë në këtë jetë,
Turte të mirë dhe të vërtetë.
Shënim:
Shkëputur nga Libri i Shenjtë Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë, që del në qarkullim javën e ardhshme.