E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Republikën e Maqedonisë momentalisht kemi dy shembuj të këtillë për trajtim të integruar të mbeturinave në rajonin e Pollogut dhe të Juglindjes, ku komunat arritën marrëveshje të ndërtojnë deponi rajonale për trajtim të mbeturinës.
Ministri Xhaferi nė Salcburg nė konferencė pėr funksionimin mė efikas tė pushtetit lokal









Ministri i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi në Salcburg, Austri, sot merr pjesë në konferencën me temë "Si rajonet dhe qytetet mund të sigurojnë shërbime publike në të ardhmen".

Xhaferi, sipas kumtesës së Ministrisë së Pushtetit Lokal, e ka prezantuar organizimin territorial dhe funksional të vetëqeverisjes lokale në Maqedoni, në funksion të dërgesës së shërbimeve më cilësore dhe më efikase për qytetarët, si dhe shembullin me të cilin komunat arrijnë marrëveshje për zgjidhje rajonale të shërbimeve publike.

"Me krijimin e rajoneve zhvillimore me plan u krijua mundësia që komunat të kontraktohen dhe në mënyrë rajonale t'i zgjidhin shërbimet publike servisore. Ekziston mundësia që të formohen institucione të përbashkëta ose ndërmarrje publike për dhënie të shërbimeve servisore publike ose për të njëjtat ta zgjedhin modelin e partneritetit publik privat ose koncesionin.

Në Republikën e Maqedonisë momentalisht kemi dy shembuj të këtillë për trajtim të integruar të mbeturinave në rajonin e Pollogut dhe të Juglindjes, ku komunat arritën marrëveshje të ndërtojnë deponi rajonale për trajtim të mbeturinës.

Në dy rastet kërkohet që përmes Partneritetit publik privat të ndërtohen deponi dhe të trajtohet mbeturina konform direktivave evropiane", ka theksuar ministri Xhaferi në fjalim.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve relevante të Bashkimit Evropian, të institucioneve kompetente shtetërore nga disa vende evropiane, kryetarë komunash dhe ekspertë.

Konferenca mbahet në organizim të Institutit të rajoneve të Evropës (IRE).

Publikuar: 20.09.2010 | 13:51
Lexuar: 469 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime