Kryetari i shoqatës, Lubomir Rakaxhiev sot në konferencën për shtyp informoi se kanë dërguar kërkesë deri te të gjitha institucionet relevante në vend, por se nuk kanë marrë përgjigje nga asnjëra.
Shoqata e qytetarëve "Esnafët" ofron program për punësim të rreth 600 personave në administratën publike në tre vitet e ardhshme.
Kryetari i shoqatës, Lubomir Rakaxhiev sot në konferencën për shtyp informoi se kanë dërguar kërkesë deri te të gjitha institucionet relevante në vend, por se nuk kanë marrë përgjigje nga asnjëra.
Ai theksoi se me programin e tyre zhvillimor "Porta Gemia" është paraparë deri në fund të këtij viti të punësohen 180 deri 200 persona.
"Me programin është paraparë hulumtim i fuqisë së nevojshme punëtore, respektivisht nëse të papunët do të dakordohen me vendin e ofruar të punës. Pastaj është i nevojshëm të bëhet edukimi i tyre profesional, me të cilin në mënyrë më cilësore do t'i kryejnë detyrat e tyre", tha Rakaxheiv.
Seleksionimi, sipas tij, do të kryhet përmes testimit, për çka tashmë kanë përgatitur teste.