E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas javores vjeneze "Njuz", pesë paditë e para për dëmshpërblim janë para parashtrimit për çka udhëheqësia e re e bankës ka mbështetje të plotë nga autoritetet austriake.
Austria kėrkon mbi dhjetė milionė euro dėmshpėrblim nga shefat e mėparshėm tė












Grupacioni bankar "Hipo Alpe Adria", i cili tani është në pronësi të shtetit austriak, kërkoi nga ish-drejtuesit e bankës dëmshpërblim në vlerë prej mbi dhjetë milionë euro.

Një përfaqësues i bankës informoi se udhëheqësia e re planifikon të parashtrojë padi kundër ish-drejtorit të "Hipo"-s, Volfgang Kulterer, i cili momentalisht ndodhet në burg hetues, si dhe kundër menaxherëve të dikurshëm të grupacionit bankar, duke i paditur për shpërdorim të parave, respektivisht për aktivitete ilegale, të cilat bankën e kanë sjellur në situatë të vështirë.

Sipas javores vjeneze "Njuz", pesë paditë e para për dëmshpërblim janë para parashtrimit për çka udhëheqësia e re e bankës ka mbështetje të plotë nga autoritetet austriake.

Gazeta potencoi se këto pesë padi do të paraqesin vetëm fillim të luftës për kërkesë të dëmshpërblimit, sepse planifikohet në të ardhmen të ngriten edhe padi të reja para gjykatave në Austri dhe Gjermani.

Autoritetet gjyqësore austriake në lidhje me aferën rreth "Hipo"-s momentalisht zhvillojnë hetime kundër 50-të personave, të cilët ngarkohen për forma të ndryshme të malverzimit. Kryesimi i ri i "Hipo"-s e shqyrton mundësinë për ngritje të kërkesës për dëmshpërblim nga të gjithë të dyshuarit për malverzime, thekson "Njuz".

Publikuar: 20.09.2010 | 14:27
Lexuar: 233 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime