E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas ambasadorit Herero, zhvillimi i karrierës dhe njerëzve është "aspekti kyç dhe i vetëm i cili do të sjell ndryshime të mëdha" në MPB, dhe të cilat do të pengojnë ndikim politik.
Konferencė rajonale pėr udhėheqjen me resurset njerėzore nė polici











Nga sistemi i pavendosur për menaxhim me resurse njerëzore në të cilin karriera e punëtorit ishte e pasigurt, dhe tek ai shkaktonte gjendje të mosbesimit, ndodhemi në fillim të vendosjes, gjegjësisht praktikimit të qasjes së re kualitative në procesin e menaxhimit me resurse njerëzore. Menaxhimi i resurseve njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u bë në mënyrë të re kualitative në raport me të kaluarën, i cili është standard demokratik dhe bashkëkohor në pajtim me traditën e gjatë në këtë plan në policitë evropiane.

Këtë e theksoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska gjatë hapjes së Konferencës rajonale dyditore e titulluar "Sfidat në menaxhimin e resurseve njerëzore në procesin e reformave policore" që e organizon misioni vëzhgues i OSBE-së në bashkëpunim me MPB-në e Maqedonisë, Misionin e BE-së, Ambasadën e SHBA-së dhe Zyrën e NATO-s në Maqedoni.

Ajo theksoi se në kuadër të realizimit të sistemit për siguri publike dhe angazhimet gjithëpërfshirëse për luftë të suksesshme kundër të gjitha formave të krimit Ministria i ndërmerr të gjitha aktivitetet e domosdoshme, të tërheq, trajnojë, mbajë dhe në mënyrë efikase të menaxhojë me potencialin njerëzor. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ajo përkujtoi se në vitin 2008 sërish është vendosur Qendra për trajnim në kuadër të Ministrisë, ndërsa për disa javë, paralajmëroi se do të fillojë edhe sistematizimi i ri në këtë organ shtetëror pasi javën e kaluar u nënshkrua Marrëveshja kolektive me Sindikatën policore, i cili është kyç për sistematizim.

Në konferencë, u drejtuan edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Hoze Luis Herero, euroambasadori Ervan Fuere, përfaqësues i ambasadës së SHBA-së, si dhe komandanti i Shtabit të NATO-s në Maqedoni David Humar. Të gjithë unanim se me sjelljen e Ligjit për punë të brendshme në vitin 2009 është siguruar kornizë ligjdhënëse, ndërsa procesi i reformave duhet të vazhdojë me profesionalizimin e mëtutjeshëm dhe modernizimin e policisë.

Sipas ambasadorit Herero, zhvillimi i karrierës dhe njerëzve është "aspekti kyç dhe i vetëm i cili do të sjell ndryshime të mëdha" në MPB, dhe të cilat do të pengojnë ndikim politik.

Euroambasadori Fuere përkujtoi për rëndësinë të cilën BE-ja ua jep reformave në MPB si njëra nga institucionet kyçe në zhvillimin e shtetit për të cilën thotë se përmes KARDS janë ndarë mbi 50 milionë euro, ndërsa përmes IPA projekteve edhe 20 milionë euro.

Komandanti i Shtabit të NATO-s në Maqedoni, David Humar, me sugjerim deri tek autoritetet ushtarët profesionistë pasi të largohen nga ARM-ja të kenë përparësi gjatë punësimit në polici, pasi që thotë se me këtë MPB fiton persona të trajnuar me aftësi të nevojshme për nëpunësit policorë.

Në konferencë, në të cilën marrin pjesë ekspertë nga rajoni dhe më gjerë, pritet të këmbehen mendime dhe përvojave nga sfera e menaxhimit të resurseve njerëzore në polici.

Publikuar: 20.09.2010 | 15:20
Lexuar: 613 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime