Në pajtim me konceptet prej vitit 1989, deri më tani ka pasur vetëm arsim të mesëm trevjeçar dhe katërvjeçar profesionaë. Sipas ligjit, do të ketë mundësi edhe për arsim njëvjeçar dhe dyvjeçar, por deri më tani ato ishin vetëm në letër, sepse nuk ka pasur koncepte që do të mundësonin zbatimin e tyre.
Prej vitit të ardhshëm shkollor, mësimi i mesëm profesional do të jetë tërësisht i reformuar dhe krahas arsimit trevjeçar dhe katërvjeçar, do të ketë edhe njëvjeçar, dyvjeçar dhe arsim i post mesëm. përfaqësues nga sektori ekonomik, sot në debat të organizuar nga Ministria e Arsimit dge Shkencës, diskutuan për konceptet të cilat për herë të parë po bëhen në Maqedoni.
Në pajtim me konceptet prej vitit 1989, deri më tani ka pasur vetëm arsim të mesëm trevjeçar dhe katërvjeçar profesionaë. Sipas ligjit, do të ketë mundësi edhe për arsim njëvjeçar dhe dyvjeçar, por deri më tani ato ishin vetëm në letër, sepse nuk ka pasur koncepte që do të mundësonin zbatimin e tyre.
Arsimi profesional deri në dy vite do t'u mundësojë të gjithëve të cilët dëshirojnë të punojnë të kenë stërvitje minimale. Konceptet për atë shkallë të arsimit parashikojnë profesione nga niveli më i ulët, të lidhura me punën fizike apo punë afër makinave, në repart... Në këtë mënyrë përmbushet edhe obligimi ligjor për arsim të mesëm të detyruar.
Propozohet edhe koncepti për reformim të tërësishëm të arsimit të emsëm trevjeçar profesional, sepse atë e imponon koha e re dhe zhvillimi i teknologjisë.
Risi në arsimin e mesëm profesional do të jetë arsimi post i mesëm. "Ai është një sistem apo bajpas i cili ndodhet ndërmjet arsimit të emsëm dhe universiteteve dhe i cili duhet të kryejë adaptimin e diturive dhe shkathtësive të atyre të cilët janë pajisur me arsim të emsëm, megjithatë ka kaluar një periudhë e caktuar, apo, ndërkaq, dëshirojnë të përfitojnë nivel më të lartë të kualifikimeve, në mënyrë që të kyçen në tregun e punës", tha ministri Nikolla Todorov. Arsimi post i mesëm është arsim formal dhe do të realizohet nga shkollat e mesme. Ai do të paguhet dhe pas përfundimit, nxënësit do të pajisen me diploma. Varësisht nga profili, mësimi do të zgjasë prej gjashtë muaj deri në dy vite.
Llaste Spasovski, këshilltar në Qendrën për arsim të emsëm profesional, theksoi se me konceptet propozohet ridefinimi dhe rrumbullakësimi i profesioneve dhe nga 27 ekzistueset do të ketë 14. Kështu, në vend që posaçërisht të ekzistojnë tre profesione - tregtar, juridik dhe ekonomik, do të ekzistojë një - profesioni ekonomik-juridik dhe tregtar. propozohet edhe ridefinimi i të gjitha profileve arsimore në arsimin e mesëm profesionaë - do të hiqen profesionet të cilat janë vjetëruar dhe tejkaluar nga koha, disa do të inovohen, ndërkaq do të ketë edhe profile të reja.
Gjithashtu, propozohet edhe vendosja e tandardeve të profesioneve, me të cilat do të përshkruhen detyrat, por edhe kompetencat që duhet t'i ketë nxënësi për kryerjen e profesionit. Në tre konceptet propozohet edhe sistemi modular për proces më fleksibil arsimor dhe kalueshmëri vertikale dhe horizontale të nxënësve.
Me konceptet e reja promovohet edhe përqindje e ndryshme e mësimit praktik, i cili deri më tani ishte rreth 15 për qind. Është propozuar edhe model i ri me të cilin praktika në arsim do të jetë 40 për qind. Qëllimi është që atyre të cilët o të përfitohen me nivel të këtillë të arsimit, të mos u nevojitet periudhë e gjatë për adaptim gjatë fillimit me punë.